Bota

Sulmi i Iranit, Meçollari: Donte hakmarrje, avancoi konfliktin me SHBA! Civici: Duhet zgjidhje urgjente! Alia: Do mbyllet shumë shpejt

23 Qershor, 22:06| Përditesimi: 23 Qershor, 23:47

  • Share

Sulmi i Iranit mbi bazat amerikane në Katar dhe Irak, pasditen e sotme për ish-komandanti e Flotës Detare, Artur Meçollari ishte një sulm hakmarrës pas sulmeve që bëri SHBA në Iran.  

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv Meçollari tha se Irani ka bërë gabim me sulmin e bërë, pasi sipas tij ka avancuar konfliktin me SHBA.

‘Irani ka bërë gabim dy gabime, e para ka avancuar konfliktin me SHBA dhe e dyta ka bërë aleat me Izraelin vendet arabe. Nuk është vetëm Izraeli i kërcënuar nga Irani por janë edhe vendet arabe. Nëse Irani nuk do të bënte një veprim hakmarrës si ai që bëri, do të ishte humbja e moralit të qeverisë aktuale atje’, tha ai.

Për Adrian Civicin sulmi i SHBA ndaj Iranit ishte i pritshëm dhe i përgatitur prej kohësh. Ai theksoi se konflikti tani kërkon një zgjidhje.

‘Ky sulm ishte i pritshëm. Ato ditët që po thuhej do të ndërhyjmë ose jo ishin ditë që po bëheshin edhe përgatitje për të ndërhyrë. Goditja ishte me objektiv të qartë vetëm shkatërrimin e fabrikave të uraniumit pa ndërhyrë në instalacione ushtarake. Tani ka ardhur një pikë që çështja është e hapur futja e SHBA ishte pika e vlimit të këtij konflikti dhe tani kërkohet një zgjedhje madhore. Janë bërë edhe disa deklarata, problemi kërkon një zbutje dhe kjo është bërë që është thënë që ne nuk kemi gjë me popullin Iranin, Irani ka kërcënuar Izraelin se do ta zhduk’, tha ai.

Por, analisti Ilir Alia mendon se ky konflikt do të mbyllet shumë shpejt.

 ‘Unë mendoj se konflikti do të mbyllet shumë shpejt. SHBA e ka lajmëruar Iranin se ku do të godasin dhe Irani doli me deklaratë pas asaj dhe tha nuk ka ndodhur, asgjë sepse ne i kemi hequr ato më para. Por në 3 bazat që janë sulmuar dje nuk ka shtim të radioaktivitet, bomba shpërthen poshtë ka një krater të vogël sipër. Edhe nëse nuk depërton deri tek stabilimentit ajo e dëmton stabilimentin përmes lëkundjeve tektonike dhe këtë e thonë agjencia e energjisë atomike. Sot Irani lajmëron Katranin dhe i tha se do të sulmojë bazën dhe Amerika dhe amerikanët kanë larguar pajisjet nga baza’, tha ai.

Teologu Justinian Topulli tha se Izraeli është një shtet i militarizuar dhe se nën drejtimin e Netanyahut synon të zgjerojë territorin e tij, ndërsa Irani do që të përhapë ideologjinë e tij fetare.

‘Kjo është një luftë mes Izraelit dhe Iranit. Kemi një shtet si Izraeli, dhe nga ana tjetër kemi Iranin, është një shtet që do të eksportojë revolucionin islamik. Izraeli do të shtrijë ndikimin e tij politikë dhe ekonomik dhe Netanyahu kërkon që të mos ekzistojë më Palestina dhe atë territor që ka do që ta zgjerojë. Është një shtet i miltarizuar’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?