Sulmi i Iranit me raketa në bazat amerikane, rritet numri i ushtarëve me dëmtime të trurit (Foto)

11 Shkurt 2020, 05:15| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 05:24

  • Share

Numri i trupave amerikane të cilat vuajnë nga dëmtimet traumatike të trurit (TBI) pas sulmit iranian ndaj bazave amerikane në janar, në Irak, është rritur në 109 persona, thonë zyrtarët amerikanë.

Më herët Pentagon raportonte se 64 anëtarë të shërbimit kishin mbetur të dëmtuar. Kalimi nga 64 në 109 persona të cilët shfaqin post traumatik stres është një rritje e konsiderueshme.

Presidenti Donald Trump deklaroi fillimisht se asnjë amerikan nuk u lëndua në bastisje. Më pas kur u pyet për rëndësinë e ndikimit të sulmit tek ushtarët, ai shtoi se: "Kam dëgjuar se ata kanë dhimbje koke, dhe disa gjëra të tjera, por unë do të thoja, dhe unë mund të raportoj, nuk është shumë serioze”.

Ndërsa referuar dëmtimeve traumatike të trurit (TBI-të), Trump tha se: " Në krahasim me dëmtimet e tjera që kam pare, nuk i konsideroj ato lëndime shumë serioze."

Sulmi në 8 janar erdhi mes tensioneve për vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleiman, nga SHBA. Gati 70% e anëtarëve të shërbimit të dëmtuar janë kthyer në detyrat e tyre pasi dëmtimet janë të vogla dhe simtomat kërkojnë kohë që të përshkallëzohen, ka thënë Pentagon përmes një deklarate.

Ndërkohë, ligjvënësi republikan, Joni Ernst bëri thirrje për më shumë llogaridhënie këtë të hënë.

"Është thelbësore që kemi një plan për të trajtuar këta anëtarë të shërbimit, të dëmtuar. Unë i kam bërë thirrje Pentagonit të marrë masa sigurie dhe kujdesi për forcat tona që mund të jenë të ekspozuar ndaj lëndimeve të shpërthimit në Irak," shkroi Ernst në Twitter.

Më shumë se 400,000 trupa janë diagnostikuar me TBI që nga viti 2000, sipas qeverisë amerikane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?