Sulmi me predha i Iranit, shqiptarja në Report Tv rrëfen tmerrin: Raketat u hodhën mbi popullin, jo në baza ushtarake! Izraeli po vetëmbrohet

2 Tetor, 17:34| Përditesimi: 2 Tetor, 18:54

  • Share

Irani sulmoi dje (1 tetor 2024) Izraelin me 200 raketa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah.

Për të dhënë më tepër detaje lidhur me këtë sulm, ka folur për emisionin 'Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nerttil Agalliu, shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani.

Gani u shpreh se raketat u hodhën mbi popullin dhe jo në baza ushtarake.

“Nuk ka bërë shumë dëme, sepse shumica janë plasur në ajër dhe të tjera kanë rënë në zona të hapura, shumica janë asgjësuar, por frika është, sepse Irani ishte hera e parë që gjuan në popull në të gjithë Izraelin, në prill gjuajtën vetëm në jug dhe ishte një predhë e madhe.  Mendoj se lufta do të jetë e gjatë, vetëm sa ka filluar, Izraeli po vetmbrohet dhe do sulmojë sepse do të ruaj shtetin e tij. Por këtë herë është më e vështirë se luftrat më para, sepse Irani është hera e parë që e ka nxjerr kokën si armik i Izraelit. Ka gjuajtur në popull Irani këtë herë, dhe jo tek bazat ushtarake. Raketat ranë në të gjitha çatitë e shtëpive, Izraeli ishte i mbuluar nga predhat. Një raketë plasi në ajër mbi banesën time. Ishte një orë e gjysmë breshëri raketash Irani e nxori kokën e tij, sepse ishte fshehur pas Libanit dhe Hamasit", tha ajo. 

E pyetur lidhur me situatën në Izrael, pas sulmit të Iranit, ajo u shpreh se sot situata ka qenë më e qetë.

Gani e ka cilësuar sulmin si një nga momentet më të vështira që ka kaluar në Izrael. 

“Sot ka më pak alarm, por tensioni dhe frika është ende, njerëzit akoma jetojë me frikën e djeshme, do kohë që të kalojë, por sot masat janë më të lehtësuara, sot kemi edhe festën dhe jemi të mobilizuar që të largojmë ndopak atë që kaluam dje. Sot jemi më të qetë. Jeta vijon normalisht, nuk është ndërprerë në asnjë moment. Sulmi i Iranit ishte një nga sulmet më të vështira që unë kam kaluar në këto 30 vite që jetojë këtu në Izrael, sepse i gjithë populli ndenji 1 orë e gjysmë në dhomat e sigurimit. Por, ne jemi mësuar që të jetojmë në luftë prej një viti dhe dimë që të marrim edhe masa”, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Losha: 03/10/2024 08:52

    Rracistat e pare te botes jane cifutatat, po vrasin dhe po dhunojn ne te gjitha anet pa u ndeshkuar. Mesa duket dhe gazetat shqiptare bejn propagand per Izraelin por me shqiptaret fonksionon me pak

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 02/10/2024 21:58

    Shko mor në shpi mos rri me çifutë apo të pagujn mir çifutët për naj interes përkthyesi në vend. Mos bashkpuno me çifutë që vrasin gra e fmi.

    Përgjigju
  • Arben: 02/10/2024 19:21

    Izraeli njihet si komb aty ku eshte sot, ne jeruzalem,ne Nazaret,ne Betkehem,e gjithe Judene,rreth 1000 vjet para krishterimit dhe 1600 vjet para islamit,duam nuk duam ta njohim.Popullin Izraelit e kane nxjerre dy here nga trojet e veta dhe eshte rikthyer po aty ne ato troje. A mund ta nxjerrin heren e trete ajatollahet?

    Përgjigju
  • Mashtruse: 02/10/2024 19:03

    Mediat perendimore po deklarojne se ka goditur vetem baza ushtarake dhe qendren e sherbimit sekret mosad keshtu qe mos genje kot por ik informohu njehere , pastaj Irani ju kunderpergjigj atyre sulmeve qe ben cifutet ne ambasaden e tyre dhe ato atentatet qe kryen duke i vrare ne territorin iranian

    Përgjigju
  • cufi: 02/10/2024 18:50

    IK MOJ SHQIPTARE PREJ ATY,,,AJO TOKE ASNJEHERE NUK KA PATUR PAQE,,,,KTHEHU NE SHQIPERI,BUKE E KRIPE E ZEMER...

    Përgjigju
  • Occupation: 02/10/2024 18:26

    " Shtetin e saj" , e dashur izraeli nuk esht shtet, por nje vend i rrembyer. Dhe irani nuk kishte per qellim civilet apo njerzit por bazat ushtarake, nese irani do kishte synim ta bente hi izraelin mjaftonte nje buton i kuq dhe " na ishte njehere". Dhe ti si shqiptare duhet te jesh ne anen e palestines sepse kemi vujt si popull dhe i dim mire ndjeshmerine qe kemi dhe duhet tkemi per njeri tjetrin. Turp sesi flet, per te ardhur keq. FREE PALESTINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?