Politikë

Sulmi i KZAZ-së me molotov, Zef Brozi: Drejtësia e ndërkombëtarët të ndalin hovin e talebanëve

27 Qershor 2019, 22:48| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 22:51

  • Share

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi  ka reaguar pas sulmit të militantëve të PD-së në KZAZ-në e Vaut të Dejës. Ai u bën thirrje drejtësisë dhe ndërkombëtarëve që të ndalin hovin kriminal talebanëve të Shqipërisë.

"Sapo mësova për sulmin me molotov dhe djegien e materialeve zgjedhore në një qendër votimi në Bushat. I bej apel  Prokurorisë, Gjyqësorit, policisë, të gjithë institucioneve shtetërore e ndërkombëtare dhe shqiptarëve kudo që janë t’i ndalin hovin kriminal talibanëve të Shqipërisë.

Forca e ligjit, shtetit dhe principeve të demokracisë duhet dhe do të fitojë mbi dhunën dhe aktet talibane" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Roni: 28/06/2019 10:07

    Te pershendes mik im ti je atdhetar por ki besim se ne qe jemi ketu do ti themi jo Lulit e Monikes.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/06/2019 05:40

    Jo vetem ligji i ndalon keto te shkaterrojne bazen materiale te votimeve.

    Përgjigju
  • Seferi: 28/06/2019 01:22

    Talebane t Po luftoje e me kriminelet dhe drogaxhinjte e RILINDJES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?