Personi i arrestuar

Kosova & Rajoni

Sulmi i pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan para dy vitesh, arrestohet edhe njëri nga terroristët

15 Prill, 14:46| Përditesimi: 15 Prill, 15:03

  • Share

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla njoftoi sot se është arrestuar edhe një nga të dyshuarit për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e 29 majit 2023 në Zveçan.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shprehet se asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës

“Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme. Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Çfarë ndodhi në maj 2023?

Majin e 2023-it, serbët në veri protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill, pas bojkotimit të procesit zgjedhor nga serbët dhe partitë serbe. Kosova fajësoi Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato u kryen nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”. Por, Serbia e mohoi një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshironte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Kujtojmë se përplasjet filluan pasi ushtarët e KFOR-it u bënë thirrje serbëve që t'u hapin rrugën dy makinave të forcave të posaçme të policisë së Kosovës. Protestuesit serbë hodhën gaz lotsjellës, gurë e mjete të tjera të forta mbi pjesëtarët e NATO-s. Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan.

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?