Sulmi i Ramës për 'KÇK'-në/ Shoqata merr në mbrojtje gjyqtarët: Po kërcënohet drejtësia

10 Tetor 2019, 13:04| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 13:15

  • Share

TIRANE-Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë kanë reaguar ashpër pas qëndrimit të fortë të kryeministrit Edi Rama dje në seancën plenare të Kuvendit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i cilëson deklaratat e kryeministrit si kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Por cfarë tha Edi Rama dje? Socialistët do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, në pritje të ditës së gjykimit po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni. Rama e cilësoi dje këtë kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh si organizata kriminale 'KÇK' që duhet të shpallet në kërkim.

"(KÇK) (Kap çfarë të kapësh) është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues". Pas prokurorit të Durrësit, kryeministri denoncoi dje një tjetër rast të skandaleve në drejtësi, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i dha urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gruan.

Deklaratë plotë e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë përcjellin me shqetësim qëndrimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të lartë të politikës ndaj gjyqtarëve. Shoqatat e gjyqtarëve kanë mirëpritur çdo adresim të problematikave që lidhen më gjyqësorin në forumet e duhura, sikurse kanë dënuar çdo veprim apo mosveprim të kryer nga gjyqtarë të caktuar në shkelje të misionit të tyre, duke zgjedhur për këtë rrugën e përcaktuar nga Kushtetua dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi.

Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qendrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën. Së fundi, Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit.

Komento

Komente

  • Cakalli: 11/10/2019 13:43

    Shoqate plepash mbrojne njeri tjetrin

    Përgjigju
  • shkolla 9-vjecare: 10/10/2019 19:02

    politika-lavazh truri Nçk

    Përgjigju
  • Sala: 10/10/2019 16:34

    Hipokrizi e madhe o lum miku.........!

    Përgjigju
  • birisha: 10/10/2019 16:10

    aman sa preken dhe keta, po mos u lodhni kot se ky qe ju rref ju don...ja psh gruan e gerd djalit do ta shpetoje edi, ndersa ty gerd si zor, po behen tratativa pooorrrr s nuk, doniken e preles po ashtu, arturin e malit te llakatundit lene mos e pyet, karstriot hajdut dhunues seliten prej vinjolli po e po...na beri qoken, beri xhaxhi burrin e teta ermoneles surrat shtremtes prokuratore me vendim gjykate...eeeeee doni me, andaj ju them he te keqen mos beni sikur po e shani se edhe ai ben sikur ju sulmon!!!

    Përgjigju
    • liria: 11/10/2019 10:05

      o te lumt ajo dore se e ke qare...

  • ligji: 10/10/2019 15:44

    aman sa preken dhe keta, po mos u lodhni kot se ky qe ju rref ju don...ja psh gruan e gerd djalit do ta shpetoje edi, ndersa ty gerd si zor, po behen tratativa pooorrrr s nuk, doniken e preles po ashtu, arturin e malit te llakatundit lene mos e pyet, karstriot hajdut dhunues seliten prej vinjolli po e po...na beri qoken, beri xhaxhi burrin e teta ermoneles surrat shtremtes prokuratore me vendim gjykate...eeeeee doni me, andaj ju them he te keqen mos beni sikur po e shani se edhe ai ben sikur ju sulmon!!!

    Përgjigju
  • Astriti: 10/10/2019 15:17

    Rama po ja u Ben shume mire bile eshte vone keta te degjeneruar prokurore edhe gjyqtare te plepave po marrin ne qafe gjithe popullin i lane dyerve te gjykates o leke o ska nuk njofin asnji kufi te lumte o edi rama e meritojne me kohe

    Përgjigju
  • Mother fucker: 10/10/2019 14:46

    Gerd Hoxha super I korruptuar na paska dale ne mbrojtje te sojit te tij. Ikni o legena para se tju q*het nena.

    Përgjigju
  • Pyka: 10/10/2019 13:57

    Ķ/ministri foli për Kçk dhe nuk foli per ndonjë të ndershëm që ka mbetur aty!Se k/ministri i ka me tërë mennd ato qe thotë duhet shumë shpejt të reagoj!kjo shoqata e KÇK është kthyer në kancer malinj!E gjthë dita për këta është biznesi mbi lëkurat e shqiptareve.E kanë vënë atë popull në gjunj!Se çdo gjë shkon zi,është kjo shoqata e KÇK!Te keni turp!Te pafytyrë!

    Përgjigju
  • KCK: 10/10/2019 13:43

    Merrni ne mbrojtje nje grup kriminal keqberesish qe i kane bere gropen cdo qytetari qe ka pas ceshtje me drejtesine,keta bandite te drejtesise qe i kane bere gropen ketij vendi per 30 vjet me bekimin e Sali Kriminelit e Ilir Kryemafjozit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?