Pas ngjarjeve të renda në fushë-Krujë, ku fisi Rrahja ushtron dhunë brutale ndaj dy qytetarëve, kryeministri Edi Rama shkarkoi Bledi Cucin nga posti i Ministrit të Brendshëm, vendi i të cilit do zëvendësohet nga Taulant Balla, që aktualisht mban postin e kreut të grupit parlamentar socialist. Këtë të hënë, kryeministria do të dorëzoj në presidencë propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në këtë post.
Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamenitt të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut. Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.
Po ashtu, Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë. Një ditë më parë deputeti socialist Rrahman Rrahja dha dorëheqjen për shkak të pëfshirjes së djalit dhe fisit të tij ën këtë ngjarje,ndërsa vendin vacant të deputetit mund ta marrë Arkend Balla.
Ky emërim i Taulant Ballës, pëson një serë ndryshimesh të tjera në pozicionet si kryetar grupi parlamentar socialist, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, detyrrë të cilat do i mbaj deri në momentine e marrjes zyrtare të dertyrës së Ministër i punëve të brendshme të Reëpublikës së Shqipërisë. Bledi Çuçi u emërua në pozicionin e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020 ndërsaTaulant Balla mban postine kryetarit të grupit parlamentar socialist që prej viti 2027.