Bedri Elezi, ekspert sigurie në Report Tv

Bota

Sulmi i SHBA në impiantet bërthamore të Iranit, Elezi për Report Tv: Ky sulm mund të ndryshojë kastën politike të shtetit islamik

22 Qershor, 19:12| Përditesimi: 22 Qershor, 19:28

  • Share

Ditën djeshme në mbrëmje, SHBA ka kryer një sulm ajror për të asgjësuar tre impiante bërthamore iraniane si Fordow, Natanz dhe Esfahan. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se operacioni ‘Çekani i Mesnatës’ ka përfunduar me sukses.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për Report Tv dhe eksperti i sigurisë Bedri Elezi. Elezi ka thënë se kjo goditje e kryer nga SHBA do të bllokojë mundësin e Iranit për të përdorur armë bërthamore. Në vijim thotë ai, kur të publikohet raporti i detajuar nga SHBA do të shihet me detaje edhe dëmi real i kryer në këto tre impiante të rrezikshme, të cilat ishin një paralajmërim kërcënues për vendet përreth Lindjes së Mesme por edhe më gjerë.

Më tej Elezi ka thënë se ky sulm nuk konsiston vetëm në asimilimin e programit bërthamor të Iranit, por mund të jetë dhe një nisje për një ndryshim të kastës politike të regjimit të vendosur në shtetin islamik.

"Është herët të konstatojmë se goditja me këto bomba speciale për çështje të tilla kanë arritur mjaftueshëm për të demoluar të gjithë strukturën e cila ka qenë objekt i diskutimeve për prodhimin e armëve bërthamore. Mund të themi se në ditët në vazhdim do të shohim nëse këto tre uzina janë jashtë përdorimit dhe të njëjtat do të pamundësojnë që Irani do të prodhojë armë bërthamore dhe të rrezikojë sigurinë e vendeve të tjera siç ishte paralajmëruar. Ajo që mund të themi për momentin bazuar në raportet e ushtrisë amerikane, goditjet janë shumë të sakta dhe qëllimet janë realizuar edhe pse pritet një raport i detajuar për të konstatuar gjendjen faktike atje, por në aspektin e analizës së sigurisë kujtojmë që kjo është bërë e qartë se tani hapet rruga që të kenë mundësi për të mbyllur konfliktin për të zvogëluar përshkallëzimin e situatës atje dhe qëllimi kryesor i SHBA-ve dhe partnerëve të saj ka qenë për të parandaluar prodhimin e armëve bërthamore me çka mund të rrezikojë vendet fqinje apo dhe vendet e tjera të cilat Irani kishte dhënë sinjale se mund t’i rrezikojë. Ky reagim i SHBA-ve është konform angazhimeve të saj dhe partnerëve të saj për të parandaluar më të keqen e mundshme, të cilat mund të ndryshojnë edhe kastën politike në Iran."-tha Elezi. 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 22/06/2025 19:37

    Lindja e mesme ka vetem nje shtet qe e destabilizon dhe ai shtet eshte izraeli , cifutet kane bombarduar te gjithe fqinjet edhe pse ata nuk kane fare programe berthamore . Bota duhet ta kuptoje e nese cifutet nuk izolohen atehere paqja nuk do te ekzistoje kurre dhe nuk e kuptoj se me cfare fytyre dalin keta dhe bejne fajtor Iranin qe nuk ka sulmuar askend vetem eshte mbrojtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?