Për rënien e E-Albania, Komisioni i Rithemelimit thotë se hakërimi i kryer është si një skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani u shpreh se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.
Sipas tij hakërimi bëhët më i pabesueshëm nëse kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve. Komisioni i rithemelimit risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, i cili është hakëruar.
“Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me rradhë.”, shton Ristani.
Ristani thotë se pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.
“Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’.”, përmbyll fjalimin Arben Ristani.
Lajmi kryesor:
Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit
K.T.//ReportTv.al