Departamenti Amerikan i Thesarit mori sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson thotë se nuk do të tolerojnë aktivitetet kibernetike agresive të Iranit ndaj aletëve të SHBA-së.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, e cila përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun. Ne nuk do të tolerojmë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që synojnë Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët tanë”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.
Lajmi kryesor:
SHBA sanksione Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe ministrit Esmail Khatib: Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
SI.E./ReportTv.al