DASH

Sulmi i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri, DASH: Së bashku do të forcojmë mbrojtjen kibernetike dhe personat përgjegjës do të përgjigjen

12 Shtator 2022, 10:56| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 11:21

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ky ishte një sulm ndaj një aleati të NATO-s dhe së administrata amerikane do të punojë me Shqipërinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike

“Ne dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër tonë aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, e cila pason sulmin kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës”, shkruan në Twitter Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ky reagim nga SHBA vjen pasi edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë garantoi mbështetjen për vendin tonë dhe tha se punuan sëbashku për të rikthyer në normalitet sistemin. 

Kujtojmë se sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve u bë me regjistër me shkrim. Radhë të gjata u shkaktuan edhe në aeroportin e Rinasit, por kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’Hemaj tha në Report Tv se nuk është anuluar asnjë fluturim. Për arsye sigurie, pas sulmit kibernetik, serverat e TIMS u fikën, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti derisa u rikuperuan ditën e sotme. Pas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS është rikthyer në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?