Sulmi kibernetik në SHBA, rrezik i madh ndaj agjencive qeveritare , Biden paralajmëron ndëshkimin e fajtorëve

18 Dhjetor 2020, 09:35| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 18:27

  • Share

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një fushatë e sofistikuar e hakerimit e zbuluar këtë javë përbën një "rrezik të madh" për qeverinë dhe sektorin privat. Institucionet më të larta, përfshirë Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA,  ishin midis atyre që u sulmuan.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (Cisa) , deklaruan se për ta do të jetë një sfidë e vërtetë prishja e këtij sulmi. Edhe pse ende nuk ka një fajtor, qeveria ruse dyshohet si përgjegjëse. Ajo ka mohuar pretendimet.

Në deklaratën e Cisa , theksohet se agjencitë qeveritare amerikane ishin shënjestruar  nga sulme të shumta kibernetike duke filluar të paktën në Mars 2020.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden tha se ai do ta bënte çdo  gjë për të arritur sigurinë kibernetike dhe kjo do të ishte përparësi e administratës së tij.

"Ne duhet të përçajmë dhe të parandalojmë kundërshtarët tanë nga ndërmarrja e sulmeve të mëdha kibernetike," tha ai. Duke paralajmëruar gjithashtu ndëshkimin e atyre që ndërmarrin fushata të tilla.

Cisa tha që autorët e krimit arritën të thyejnë sistemet e sigurisë së institucioneve amerikane, duke përdorur softuerin e menaxhimit të rrjetit të bërë nga kompania me bazë në Teksas SolarWinds.

Deri në 18,000 klientë të SolarWinds Orion shkarkuan azhurnime  të cilat mundësojnë thyerjen e sistemit të sigurisë.  Të gjitha agjencive civile federale të SHBA u thanë të hiqnin SolarWinds nga serverat e tyre në fillim të kësaj jave si rezultat i sulmit.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 18/12/2020 10:54

    Rusis i ndihmon Trapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?