Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, opozita: Vendim i drejtë, por i vonuar! Basha: Dëshmi e bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n

7 Shtator 2022, 14:11| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 18:27

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka shkëputur sot marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve publike online, sulm ndaj të cilit fshihej pikërisht ky shtet.

Në lidhje me vendimin e qeverisë ka reaguar edhe opozita. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në reagimin e saj ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare për sulmin kibernetik, duke thkesuar se ishte një dëshmi që vendi është i pambrojtur. Sipas Tabakut, parlamenti duhet të informohet plotësisht për atë që ka ndodhur dhe masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e sigurisë në të ardhmen.

Një regaim pati edhe nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili shkruan se sulmi kibernetik tregon rëndësinë e jetike të bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n.

Nga ana tjetër Partia e Lirisë, nëpërmjet zv.kryetarit të saj, Agim Nesho thotë se përkrah vendimin e qeverisë për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Gjithashtu, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar duke thënë se qeveria duhet të punojë për të rritur masat e sigurisë për shmangien e sulmeve kibernetike nëpërmjet investimeve serioze.

Shqipëria shkëputi sot (7 shtator) marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik, teksa iu është dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve. 

Ora 21:19
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, Meta: E dënoj me forcë, qeveria e vonuar me vendimin

1662476195_WhatsAppImage20220906at13.45.41.jpeg

Për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, vendimi i Shqipërisë në lidhje me sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë është i vonuar. Me anë të një postimi në Tëitter, Meta u shpreh se dënon sulmin të cilin e quajti shkelje së sigurisë kombëtare. Ish presidenti shtoi se ngjarja duhet të nxisë vigjilencën

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta në Twitter.

Ora 18:25
Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Berisha: U vonua nga lidhjet e fshehta të Ramës me regjimin e ajatollahëve

1662561154_aliberisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaron se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, është një akt i vonuar dhe gjysmak.

‘Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak

Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.

Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. Sb’- shkroi Berisha.

Ora 16:03
Sulmi kibernetik i Iranit, Alibeaj: Qeveria të rrisë masat e sigurisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj  ka reaguar pas vendimit të qeverisë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi konfirmuan se sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare të Shqipërisë është bërë nga Iran

Alibeaj në reagimin e tij në Twitter thotë se qeveria duhet të punojë për të rritur masat e sigurisë për shmangien e sulmeve kibernetike nëpërmjet investimeve serioze.

"Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë

Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.

Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani.", shkruan Alibeaj në Twitter.

 

Ora 15:30
Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Salianji: Qeveri e vonuar, masat duhet të ishin marrë prej kohësh

1657815864_salinji.jpg

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka cilësuar si të vonuar prishjen diplomatike të vendit tonë me shtetin e Iranit. Sipas tij masat duhet të ishin marrë prej kohësh.

‘Përherë qeveri e vonuar, masat duhet të ishin marrë me kohë, media ka raportuar përpara qeverisë, që sulmi ishte nga grupime që vinin nga Irani!

Ndërprerja e marrëdhënive diplomatike duhet të kishte ndodhur, por më mirë vonë se kurrë!

Sulmi kibernetik për fat të keq ka ekspozuar Shqipërinë si hallkë të dobët duke rënë lehtësisht pre e sulmit!

Milionat e Eurove të shpenzuara nga taksat e qytetarëve nuk janë përdorur në mënyrë efiçente!

Kjo ngjarje por dhe ngjarja e Gramshit ku akuza e prokurorisë është për spiunazh duhet të marrin gjithë vëmëndjen e duhur, mbeshtetjen e duhur dhe projektorët e plotë!

Ne do të kërkojmë informacione të plota në Komisionin e Sigurisë Kombëtare nga drejtuesit e institucioneve, KM, drejtuesi i SHISH, AKSH!

Shqipëria duhet të investojë për të kapur standartet më të larta të sigurisë dhe të rrisë buxhetin për mbrojtjen në nivelin e kerkuar nga NATO.’- shkroi Salianji.

Ora 15:28
Sulmi kibernetik i Iranit, Basha: Dëshmon rëndësinë jetike të bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n

1662557478_630a6fba0e573bASHA.jpg

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi konfirmuan se sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare të Shqipërisë është bërë nga Irani.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë dëshmon sërish rëndësinë jetike që ka Aleanca e NATO’s për sigurinë tonë.  Ne u jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe qëndrojmë krah për krah aleatëve tanë në NATO për ta mbajtur Iranin përgjegjës dhe për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan ai.

 

Ora 14:01
Partia e Lirisë përkrah vendimin e qeverisë për masën ndaj Iranit: Vendim i drejtë, por i vonuar

1662552064_agimnesho.JPG

Partia e Lirisë përkrah vendimin e qeverisë për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, njoftoi sot zv. Kryetari i PL-së, Agim Nesho.

Nesho e cilësoi të drejtë, por të vonuar masën, ndërsa tha se qeveria duhet të reflektojë dhe të jetë më e qartë në politikën e jashtme.

“Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit. Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka pasur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare. Ne mendojmë, që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore. Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian”, u shpreh Nesho.

Ora 14:01
Sulmi kibernetik nga Irani, Tabaku: Qeveria përgjegjëse, tregton sigurinë kombëtare për përftime politike

1658216887_800061b0dc233fbe6.jpg

Sulmi kibernetik që përjetoi Shqipëria është një dëshmi e qartë se sa të pambrojtur jemi dhe këtë të cilin qeveria duhet të mbajë përgjegjësi. Ky ishte reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, pas vendimit të qeverisë shqiptare për të shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili qëndron pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve publike online.

Sipas Tabakut, parlamenti duhet të informohet plotësisht për atë që ka ndodhur dhe masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e sigurisë në të ardhmen. Për deputeten demokratike është papërgjegjshmëria e qeverisë që e ka bërë Shqipërinë një objektiv të lehtë, ndërsa siguria e të dhënave personale tregtohet për përfitime politike.

‘Sulmi kibernetik që përjetoi Shqipëria gjatë verës është një dëshmi e qartë se sa të pambrojtur jemi dhe është çështje e Sigurisë Kombëtare. Miliona dollarë janë shpenzuar nga Qeveria në sigurinë kibernetike, ndërsa rezultatet ende nuk janë treguar. Dikush përgjegjës? Parlamenti duhet të informohet plotësisht për atë që ka ndodhur dhe masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e sigurisë në të ardhmen! Në këtë epokë shumë të dixhitalizuar, Shqipëria, anëtare e NATO-s, nuk mund të lejojë të mos veprojë. Shqiptarët kanë përjetuar 3 rrjedhje të të dhënave personale për shkak të përdorimit të qeverisë për qëllime elektorale. Kjo ka hapur një portë mosbesimi që mund të përdoret lehtësisht nga kriminelët dhe subjektet kibernetike. Papërgjegjësia e qeverisë e ka bërë Shqipërinë një objektiv të lehtë, ndërsa Siguria Kombëtare tregtohet për përfitime politike.’ – tha Tabaku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 07/09/2022 22:45

    Ti likekembeplehu te ha ate qe s'thuhet my ne b*th...po ishe president more shoku qeramudinefendi kur ndodhi sulmi kibernetik ne e-Albania,me 19 korrik,o hajdut,vrases e njeri ordiner dhe surrat dhjere,dhe nuk ndermore asnje hap mor edepsez e dinsez i teqese e batakçi sharlatan.

    Përgjigju
  • iliri: 07/09/2022 20:00

    se ca ke ca shpikje ti ste marr vesh fare , je loqe fare ka frik rama me hedh naj post naj gje se i sulesh ti si ato qente e komshies

    Përgjigju
  • Ilma: 07/09/2022 19:50

    Ti ke qene njeriu me idjot qe ka pa njerezia ne historine e politikes

    Përgjigju
  • Gloria: 07/09/2022 19:49

    Rama doli duke then po i debojm ky saliu thot jan lidhjet e rames …

    Përgjigju
  • Alesia: 07/09/2022 19:27

    Gjalle qenka ky cuni i vogel i budallait te madh hahahahaha

    Përgjigju
  • hysa: 07/09/2022 19:25

    Ik mor kriminel ordiner

    Përgjigju
  • Ilio: 07/09/2022 19:25

    Basha...ky emer marre nga deti dhe Basha vete i marre nga qameti

    Përgjigju
  • bora: 07/09/2022 19:25

    Ky berisha te mek fare pz me keto qe thote

    Përgjigju
  • Alba: 07/09/2022 19:05

    O sali pse shpif dit per dit mediave sdo perfitosh gje dhe zgjedhjet do i humbesh prap

    Përgjigju
  • Ana: 07/09/2022 19:05

    Po clidhje ka rama me iranin o tutkun dhe ketu po genjen

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/09/2022 18:37

    Sale e ke gjet siç gjen pula ne mengjes m*tin e te zotit saj me avull, te ngrohte......

    Përgjigju
  • Beni: 07/09/2022 16:00

    Rrezikohej siguria e vendit hahahahah me këta njerëz idiotë që manipulohen nga propaganda është normale që do të kemi këta ndyrësira në drejtimin e vendit , të na rrojë miqësiavme amerikën dhe ne vk le të vdesim për bukë o komunizëm që u ktheve prapë

    Përgjigju
  • Balona Tabake: 07/09/2022 14:46

    Shikoni flliqësirën Balonën Tauke pa terezi se si pjerth nga goja o Zot. E bija e kryehajdutit jep men e tregon pralla si Jorida palla.

    Përgjigju
  • imelda: 07/09/2022 14:37

    ku u be te japi mend kjo idiotja qe ska lene pune te mire te rames pa share

    Përgjigju
  • flori: 07/09/2022 14:37

    moj zonja tabaku po ato moren situaten nen kontrroll dhe i dha zgjidhje direkte po te ishte per ju sdo kishim pa naiher hajer

    Përgjigju
  • Eno: 07/09/2022 14:37

    Mire qe nuk ishit ju te pd ne qeveri se ju i fali vet te dhenat e vendit

    Përgjigju
  • irinda: 07/09/2022 14:36

    keto te opozites vetem budalleqe flasin

    Përgjigju
  • Tedi: 07/09/2022 14:36

    Irani duhet te mbaj pergjesgji per veprimet dhe krimet e bera ndaj vendit tone

    Përgjigju
  • artan: 07/09/2022 14:36

    te ishit juve ne krye do e kishit lene popullin pas dore nqs do ndodhte e njejta gje

    Përgjigju
  • Klei: 07/09/2022 14:35

    Shpresojm qe keto sulme mos te perseritem

    Përgjigju
  • nila: 07/09/2022 14:34

    o Tabaku po shyqyr ishin kto se te ishit ju te pd do na linit ne meshire te fatit

    Përgjigju
  • Qaniu: 07/09/2022 14:34

    Imagjino kur ishit juve sbet asgje per kete vend po te kishit dhe ket problem pale ku do ishim

    Përgjigju
  • vilma: 07/09/2022 14:34

    haha dolen kto delet e pd qe gjejn rast me dal me fol budalliqe

    Përgjigju
  • Eri: 07/09/2022 14:32

    Moj mos dilni me per saliun se do dhjesesh ne teneqe jeni ber si psikiatria e elbasanit njeri me idjot se tjetri.

    Përgjigju
  • Gerti: 07/09/2022 14:31

    O kapak flet shum ti po kur flet ha dhe shum sje ti per keto pun po ik

    Përgjigju
  • Dion: 07/09/2022 14:30

    Kjo Tabaku te shohe punet e veta se kushdo qe do ishte ne parti do ndodhte nje situate e tille sepse iranet ishin njerez te ndyre dhe e meritonin te deboheshin nga vendi yne

    Përgjigju
  • Bjorni: 07/09/2022 14:28

    Te ishte PD-ja ne pushtet nuk do e zgjidhte kete problem me iranet ,fat per ne qe kishim Ramen ne krye te vendit

    Përgjigju
  • ergi: 07/09/2022 14:28

    Ky eshte nje demin i leht per ta ne kemi qen partner dhe ky grup qe organizativ duhet te ndeshkohemt nga e gjithe bota pasi eshte problem qe e gjithe bota po perballet

    Përgjigju
  • Mondi: 07/09/2022 14:28

    Ti jorida nuk do ku ke koken oj budalle qe sdi CA flet ju ka bo saliu te gjitheve si veten more te shkret

    Përgjigju
  • Ana: 07/09/2022 14:28

    Te largohen nje minut e me par pasi dolen shum te pabes me ne

    Përgjigju
  • Sonja: 07/09/2022 14:28

    Po kjo kucka ca do kjo qe flet si dalin punet e veta do merret dhe me keto te partis tjeter

    Përgjigju
  • Era: 07/09/2022 14:27

    Shpetuam nga ky sulm kibernitik pasi qeveria e kapi ne koh .shum mir e moren vendimin qe te prishin mardheniet me iranin

    Përgjigju
  • Renato: 07/09/2022 14:27

    Doli dhe kjo Jorida Tabaku se i shkoi shume pa follll kesaj,vetem negativisht flet si gjithmone

    Përgjigju
  • klaus: 07/09/2022 14:27

    vertet te rezikshe pasi shperndajn shume informacione private

    Përgjigju
  • Arti: 07/09/2022 14:26

    Prap kjo laraska qe flet pa lidhje. A si tha njeri qe la nam

    Përgjigju
  • Olsi: 07/09/2022 14:26

    Treguan dhe kete her qe esht nje parti shum e kujdesshme dhe e ruan vendin

    Përgjigju
  • Jorgo: 07/09/2022 14:26

    Kjo jorida esht budalle fare per cfar do lloj gjone qe bohet qeveria eshte pergjigje sipas ksaj

    Përgjigju
  • Arlinda: 07/09/2022 14:25

    Ik moj shushk ty te mbeti te japesh mend

    Përgjigju
  • Dori: 07/09/2022 14:25

    Rama ja gjeti zgjidhjen dhe kesaj here si gjithmon

    Përgjigju
  • Sara: 07/09/2022 14:24

    Sulme te tilla ka kudo rendsi ka qe i erdhi fundi

    Përgjigju
  • luan: 07/09/2022 14:24

    Këta injorantë bëjnë garë kush të tregohet më i çmendur dhe ti shërbejë më shumë berishës,si tabaku , si boci dhe si kllici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?