Foto ilustruese

Sulmi kibernetik & opozita/ A ka një pikë kur urrejtja politike transformohet në tradhti? 

12 Shtator 2022, 18:01| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 20:01

  • Share

Prej disa vitesh në Europë është shpikur centrali bërthamor i gjeneratës së tretë. Quhet EPR (European pressurized water reactor), dhe konsiderohet si centrali më i shtrenjë, por edhe më i sigurti në botë. E megjithatë, pyetjes se ky central super i sigurtë, a është i sigurtë 100%, teknikë dhe projektues iu përgjigjën “Jo!”, sepse në botën e teknologjisë nuk ekziston siguria 100%. I njëjti princip vlen natyrisht edhe për botën digjitale, dhe akoma më shumë për botën digjitale të ndërlidhur, pra ato sisteme që për natyrën e tyre duhet të komunikojnë në rrjet me shumë ose jashtëzakonisht shumë kompjutera (si rasti TIMS në Shqipëri). Çdo kompjuter mund të transformohet potencialisht në portën hyrëse të pavullnetshme që e bën më të depërtueshëm edhe sistemin më të sigurtë digjital. 

Nuk ka as edhe një sistem i vetëm digjital në botë që të mos jetë dhunuar, përfshi dhe database e CIA-s dhe NSA,  agjencia për sigurinë kombëtare amerikane, të cilët sa i takon sigurisë kibernetike, konsiderohen si më ekspertët në botë. Pra nuk kuptohet se si ndonjë habitet që pas sistemeve amerikane, italiane, franceze, belge, hollandeze et.etj. të mund të preken nga hacker profesionistë edhet sistemet digjitale në Shqipëri. Përkundrazi, është e çuditshme që ndodhi vetëm tani dhe jo më parë, kur cybersiguria u ishte besuar teknikëve-militantë politikë të zgjedhur nga familja Berisha mes të cilëve behej gare se kush ishte në gjendje të shpenzonte sa më pak e të vidhte sa më shumë. 

E megjithatë çështja nuk është partiake. Shënjestrimi nga hackera iranianë për Shqipërinë është çmimi që paguajmë pasi kemi zgjedhur të jemi nga ana e Perëndimit demokratik, pozicion që ka mijëra avantazhe, por edhe si në këtë rast, ndonjë dizavantazh. Pra është një çmim që kemi pranuar të paguajmë që në ditën në të cilën Shqipëria kërkoi pranimin në NATO dhe për këtë arsye eshte një çmim i pranueshëm në këmbim të avantazheve që kjo Aleancë i ka sjellë dhe do t’i sjellë vendit. Si shpjegohet atëherë, edhe pse gjendemi përballë një sulmi “ushtarak” të armikut, në vend që të jenë në krah të Shtetit nën sulm (pra në krah të Aleancës ku bëjmë pjesë), shumë politikanë dhe gazetarë rreshtohen të ekzituar nga ana e agresorëve? 

Nxitimi për të treguar se hackerat irianianë kanë arritur “deri aty” sa të hyjnë në telekamerat e sigurisë të policisë, ndoshta dhe duke dhunuar database, në vend që të rrisë inatin ndaj agresorëve, loz të ushqejë urrejtjen kundër të sulmuarve. Eshtë njësoj sikur të linçosh të zotin e shtëpisë së vjedhur, duke zgjedhur të marrësh anën e hajdutëve.  

A është e imagjinueshme që në Ukrainën nën bombat ruse, opozita dhe mediat e saj të bëjnë tifozeri për Rusinë? A është e pranushme që urrejtja politike dhe urija për pushtet të mund të shtyjë ish-qeveritarët të bëjnë tifozllëk edhe në këtë rast kundër atdheut? Cili është momenti ekzakt kur kjo urrejtje politike bëhet kaq e thellë sa shndërrohet në tradhëti? 

xy//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?