Sulmi kibernetike, Balluku: Ky agresion, luftë e mirëfilltë! Vigjilenca jonë maksimale, kemi lënë detyra me Microsoft dhe FBI

29 Korrik 2022, 17:15| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 18:02

  • Share

Zv. Ministrja Belinda Balluku në një konferencë të drejtpërdrejt ka dhënë informacionet e fundit sa i përket sulmit kibernetike që iu bë portaleve qeveritare.

Sikundër është njoftuar dhe nga Kryeministri, ky është komunikimi i parë publik pas agresionit masiv që ne kemi pësuar përsa i përket një sulmi kibernetik që ka shqetësuar jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët dhe aleatët tanë. Këtu sot jam sëbashku me drejtoreshën e AKSH-it Mirlinda Karçanaj dhe me përfaqësues të Microsoft, të cilët na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe kanë qenë kontribuues në zgjidhjen e problemit që ne kemi pasur. Megjithatë duhet thënë që ky agresion është një luftë e mirëfilltë nga e cila ne do të vazhdojmë të mbrohemi, pavarësisht se një pjesë e mirë e sistemeve janë rikuperuar, do të vazhdojmë të monitorojmë të gjithë situatën dhe çfarë është më e rëndësishme dhe çfarë duhet thënë dhe përsëritur është që sistemet po rikuperojnë, sistemet po kthehet të gjitha në normalitet, megjithatë vigjilenca jonë përsa i përket të gjitha problematikave që mund të sjellin edhe sulmet në vazhdim është maksimale.

Balluku sqaroi gjtihashtu se pse komunikimi është bërë pa mediat, ku tha se për shkaqe sigurie i është këshilluar që për të shmangur dezinformimin të kenë një komunikim  të drejtëpredrejtë me publikun. 

Duhet të sqaroj pse sot ndodhemi këtu pa media, për shkak të protokolleve të sigurisë dhe të kërkesës nga Microsoft për të mos patur komunikim apo pyetje nga mediat, por për të qenë një komunikim i drejtpërdrejtë me të gjithë publikun për të sqaruar situatën, kjo është arsyeja pse sot nuk kemi gazetarë në këtë sallë. Megjithatë unë do të desha të informoja edhe për disa hapa të rëndësishme që janë ndërmarrë nga qeveria, duke pasur parasysh që ditën e djeshme ka pasur dhe një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike dhe janë lënë një sërë detyrash për të gjithë aktorët e fushës dhe sigurisht janë marrë edhe vendime që ne do të zbatojmë në të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin që do të kemi si me aleatët dhe partnerët tanë, ashtu edhe me të gjithë teknikët siç është rasti i Microsoftit që ka dhënë mbështetjen, apo duhet përmendur këtu edhe fakti i përfshirjes së FBI, duke na dhënë mbështetje nga dita e parë apo dhe shërbimeve të tjera inteligjente.        

Lufta kibernetike është padyshim arma e cila po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, kompani apo edhe më gjerësisht, sqaroi Balluku. 

Linda do ta bëjë gjithashtu, që ti falenderojmë për të gjithë mirëkuptimin dhe angazhimin që kanë pasur në këtë luftë që sado që është e padukshme pasi është kibernetike, nga ana tjetër sot është një nga luftërat më masive, më devastante, përsa i përket sistemeve dhe përsa i përket edhe shkallës së goditjes që kemi pasur. Shkalla e goditjes ka qenë masive, ka qenë e lartë, por për shkak edhe të përgatitjes së stafeve të cilët janë pjesë e AKSH-it dhe unë gjej rastin që ti falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që kanë kontribuar sigurisht, duke qenë nën mbikëqyrjen dhe nën kujdesin e znj.Karçanaj, por edhe të gjithë punonjësve të tjerë të administratës që sot edhe për shkak të kësaj eksperience janë padyshim më sensitiv se kurrë ndaj një lufte me të cilën do të fillojmë të mësohemi. Lufta kibernetike është padyshim arma e cila po përdoret sot për të gjunjëzuar shtete, kompani apo edhe më gjerësisht.'- tha Balluku 


Lajmi kryesor:

Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?