Kryeministrja britanike, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor, për një manovër të mundshme kundër regjimit sirian, që mund të fillojë që sot në mbrëmje.
E përditshmja britanike “Daily Telegraph” shkruan se “May ka thërritur sot një mbledhje emergjente të kabinetit. Kryeministrja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje me aleatët. Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”
Komento