Sulmi mbi gazetaren, Basha: Rama të mbajë përgjegjësi po iu prek fija e flokut. Fuga: Kryetari i PD-së është humbje kohe!

30 Gusht 2018, 14:54| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 17:32

  • Share

TIRANE-Sulmi me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka qenë pjesë e akuzave të lëshuara nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën e sotme para mediave. Basha tha se gazetarja denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit socialist Çyrbja me bandën e Shullazit. Kreu i PD-së paralajmëroi Ramën, se nëse i preket një fije floku do të mbajë përgjegjësi të plotë. Pak orë më vonë, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit në Kryeministri, i ka kthyer përgjigje Bashës, ku thekson se vëmendja duhet të jetë tek zbardhja e plotë e ngjarjes.

Në vendin tonë sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetar që zbulon lidhjet e mafies me pushtetin është sulmuar me armë. Familja e gazetares u sulmua sot herët në mëngjes, plumbat kanë goditur dhomat ku flenë vajzat në shtëpinë e gjyshes së tyre. Mesazhi është i qartë; kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë. Shpreh mbështetjen time për gazetaren dhe cdo gazetar të pa blerë nga kjo qeveri, që bashkëqeveris me krimin. Kemi një rrugë për të fituar betejën ‘duhet që të përballemi’. Sa herë media hesht krimi triumfon. Ia kemi dalë ti largojmë nga parlamenti dhe disa bashki disa dhjetra kriminelë, por fitorja nuk është akoma në anën e qeverisë. SSulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Sot kam edhe një mesazh për Ramën, do të mbash ti përgjegjësi nëse gazetares, familjes apo cdo opozitari i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat. Sa kohë Rama është i lidhur me krimin, Shqipëria do të jetë në mëshirën e bandave.

Lulzim Basha

Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se në momentet e sulmit familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën e gazetares në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija”.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për ngjarjen reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili dënon aktin e rëndë. Vetë Lala e kontaktuar nga UGSH-ja, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Ora 16:07
Sulmi ndaj banesës së Lalës, reagon Endri Fuga: Solidaritet i plotë me Klodin, se Basha është humbje kohe

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha. Basha paralajmëroi sot se nëse gazetares Klodiana Lala, do t’i prekej qoftë edhe një fije floku, do të mbante përgjegjësi qeveria.

Në një status në Twitter, Fuga shkruan se duhet një solidaritet dhe vëmendje e plotë për të zbardhur ngjarjen, sepse Lulzim Basha është humbje kohe.

Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe.

Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mona floriri: 31/08/2018 03:43

    O Luli si politiqull qe je nuk te takon o gojepeshtire e zjarrvenes te besh prokurorin e te nxjerish konkluzione se pse kane goditur shtepine e gazetares mos fol parakohe pa folur drejtesia Akti eshte shume I denueshem por mos I bej opozite qeverise me gjera te gatshme qe ndodhin rastesisht ose me Babale se late nam me pergjime e uroj qe edhe ky rast te mos jete babale nga menyra se si del me mbrojtje te gazetares Me kete menyre drejtimi te opozites kurre nuk vjen ne pushtet Mos harrow edhe nje gje qe kur ke qene minister me urdhrin tend jane vrare 4 te pafajshem e ne detyre plagose nje gazetar per te cilin heshte ,mire ben qe del me mbrojtje te gazetares por mos akuzo Ramen se nuk eshte si ty

    Përgjigju
  • Roza: 30/08/2018 17:54

    Ik o futu ne nje vrime e mos dil me se na i shpife me akuza. Kush flet ai qe zbaton urdherat e kriminelit me te madh te njerezimit. Po pse budallenj si juve jane keta qe qeverise qe vrisni diten e qani naten. Sa vrasje ka bere shefi jot. Mos kerceni ne konkluzione pa dale e verteta se mund te fshihet ndonje I juaji mbas kesaj poshtersie ndaj gazetares se mirenjohur. Mjaft me Babalet tuaja.

    Përgjigju
  • Toni: 30/08/2018 17:08

    O surrat i shtrember, vazhdo dil e prononcohu se me teper i acaron njerezit me teper ja neverit popullit udheheqesin tone perdorues droge. E kuptoni cpo behet cdo dite, e shikon edhe femija edhe i moshuari. Mos harro ti surrat bajge se ata horra e trafikante do tju a cjerrin masken juve ne rradhe te pare, ty e atij shefit tend. Pttttuuuuu race e keqe.

    Përgjigju
    • Xha Jaho: 30/08/2018 17:49

      O Toni surratbidoni.Pse me kaq urrejtje o "fytyredrejti" Toni? Aktin te gjithe po e denojne. Policia e angazhuar maksimalisht te gjeje autoret. Pse kaq toksik o Toni??? Apo ashtu te kane kurdisur ata qe kurdisin gjithe keto akte terrori.Dhe ti e di mire ata qe hidhnin dikur shtyllat e tensionit ne ere, ata qe i vune zjarrin cerdheve jane po ata qe qellojne ne mes te nates. Mere me shtruar o trim i blogjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?