Kryeministri Edi Rama

Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret

27 Mars 2023, 21:53| Përditesimi: 27 Mars 2023, 22:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka thënë se situata e rendit në vend “nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”, gjatë një lidhje me televizionin Top Channel që ishte shënjestër e një sulmi me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm e që la të vdekur rojën e godinës.

Rama tha se policia është shumë pranë autorëve, teksa shtoi se ende nuk ka një rezultat konkret. I pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, Rama e ka quajtur “dizinformim” i bërë nga gazetarët.

Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni kriminal ende nuk i dimë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen mbi një institucion kombëtar siç është Top Channel, e bën këtë të lidhur me një institucion të fjalës së lirë, pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte, policia i është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret. Nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet pa u përcaktuar qartë si agresion ndaj një institucioni të pushtetit të katërt.

Si mund të goditet një media si në gjendje lufte?

Rama: Realiteti patjetër që përcaktohet me perceptim por analizohet dhe gjykohet me shifra, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre. Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kanë një mënyrë dhe kanë një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme të zhurmshme dhe shqetësuese.

A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie edhe klasa juaj, si dhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drejtuar medias, a meriton t’i drejtohet duke thënë kazan, një verb agresiv që mund të japë dhe sinjale për njerëz të tillë të papërgjegjshëm.

Rama: Mëkati i madh i medias, është ai që ju sapo e bëtë, që është dizinformimi.

Kujtojmë se breshëritë e kallashnikovit janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel në Mëzes, afër shtëpisë së 'Big Brother'. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës së televizionit, Pal Kola, 60 vjeç. Pas sulmit, është gjetur një mjet i djegur në Golem që kishte në brendësi dy kallashnikovë dhe dyshohet se aktin e kanë kryer të paktën 3 autorë të cilët janë në kërkim. Krerët e shtetit dhe politikës, gjithashtu edhe organizatat ndërkombëtare që operojnë si vende partnere në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë dënuar aktin. Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë. Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 29/03/2023 09:21

    FORCA EDI RAMA . JE ME I MIRI. QENTE LE TE LEHIN....

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/03/2023 11:53

    Edhe këtë shëmti e e ke bër ti, për të promovuar policin si të suksesëshme para zgjedhjeve o i verbuar qofsh o i shëmtuar që je …!!!

    Përgjigju
    • e drejta: 29/03/2023 09:19

      ti je nje antishqiptar dhe pike

  • Grupi: 28/03/2023 07:29

    Arestoni Altin Lamen se ndryshe shteti eshte i vdekur. Dora e ketij krimineli qendron pas sulmit terrorist me nje viktime.

    Përgjigju
  • Gjeli: 28/03/2023 07:00

    Epo mir qenkemi atehere. Rendesi ka qe ti afrohemi, nga pak nga pak e anes e anes…pa per rezultat ka koh plot.

    Përgjigju
  • Turi: 28/03/2023 02:18

    Shume me yrysh e ke marre o Edo gezoje televizionin dhe mos i bjer ne qafe njerezve !!

    Përgjigju
  • Titi: 28/03/2023 02:02

    Ngushellime pronarit te ri te televizionit !! E punofsh me krahe te lehta !!!

    Përgjigju
  • ymeri: 28/03/2023 00:58

    TI EDI RAMA BASHKEPUNON ME BANDAT,,,NDRYSHE NUK KA MUNDESI QE MAKINA E ATYRE QE VRANE ROJEN TEL TOP CHANNEL TE ECE PER RRETH 200 KM DERI NE VLORE PA U NDALUAR NGA ASNJE POSTO-BLLOK POLICIE,,,SEPSE PO TE ISHTE QE POLICIA DO MERREJ ME KRIMIN,,,DIREKT MBAS VRASJES,,,POLICIA BEN POSTOBLLOK KONTROLLUES NE VORE,,NJE NE DURRES,,NJE PARA SE TE HYSH NE LUSHNJE ,,DHE NJE PARA SE TE HYSH NE VLORE DHE JAM I BINDUR 100% QE VRASESIT DO ISHIN KAPUR PER 1 ORE...JU EDI RAMA NUK DONI TI KAPNI KRIMINELET SE BASHKEPUNON ME TA,,SE DO TE BLESH ZGJEDHJET ME PARATE E DROGES QE KANE SHITUR KETA KRIMINELE,,,TE HONGSHIN QENTE ISHALLAH O EDI RAMA.....

    Përgjigju
  • RTSH: 28/03/2023 00:52

    Cfare situate do z. kryeminister qe deklaron me paturpesine me te madhe qe situata e rendit eshte e mire? Para pak kohe u vrane 3 gra pas ca ditesh vritet gruaja tek Don Bosko sot u sulmua Top Channel ku mbeti i vrare roja i televizionit ka mbetur qe te kercase kallashi ne kryeministri qe ta marre vesh kryeministri situaten e rendit ne vend.

    Përgjigju
  • Or teeeejjjjj: 27/03/2023 23:05

    I eshte afruar por s'pati rezultat cfare domethene or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Emigrant: 27/03/2023 23:05

    Kryeministri ka shume te drejte kur thote se situata e rendit në vend “nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”, vetem se e ka krahasuar me situaten e periudhes janar 1997 – korrik 1997. Vërtetë jemi shume here me mire sot ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?