Sulmi me armë në Kosovë, avokati serb kallëzim për terrorizëm ndaj Radoiçiçit dhe grupit të Banjskës! Grupet paramilitare jashtë strukturës shtetërore janë terroriste

4 Tetor 2023, 15:51| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 18:19

  • Share

Ndonëse Gjykata e Beogradit e liroi dhe e ndaloi të dilte nga territori i Serbisë e të shkojë në Kosovë pas ndalimit për sulmin në Banjskë, një padi për terrorizëm është depozituar ndaj Milan Radojiciç dhe 30 personave të tjerë, pjesë e grupit terrorist serb, nga avokati serb Cedomir Stojkovic.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Stojkovic, politikan serb, thotë se janë paditur për ndihmë të terrorizmit edhe zyrtarë që janë në krye të shërbimit të sigurimit shtetëror, dhe ata që janë dislokuar në zonën e sigurisë tokësore.

Avokati serb thotë se sipas ligjeve të Serbisë, të gjitha grupet paraushtarake jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, duke theksuar se grupi i Radojiçiçit është terrorist.

“Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, sot dorëzova KALLËZIM PENALE PËR TERORIZIM DHE NDIHMË TË TERORIZMIT”, ka shkruar Stojkoviç. Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale shtetërore janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosur rëndë dhe nëse duan të përdorin forcën për të arritur politikën. Çdo përdorim (joshtetëror) i forcës në zbatimin e çdo politike është terrorizëm. Dhe çdo grup i tillë është një grup terrorist. Grupi i Milan Radoiçiqit është një grup terrorist”, shkruan avokati Stojkoviç.

Sipas tij kolona prej 25 makinash me armë të përdorura nga grupi i Radojiçiçit mund të kalonin pa u kontrolluar përmes zonës së sigurisë tokësore, në kufirin e Serbisë me Kosovën vetëm me urdhër të Aleksander Vulin.

“Një kolonë me 25 fuoristradë plot me armë mund të kalojë pa u ndalur dhe pa kontroll përmes zonës së sigurisë tokësore, gjegjësisht përmes kufirit të Serbisë me Kosovën VETËM dhe ekskluzivisht nëse kreu i shërbimeve të sigurisë serbe ka dhënë urdhër për ajo kolonë e armatosur të lejohet të kalojë. Është territori më i siguruar i Serbisë, ku janë dislokuar vazhdimisht njësiti antiterror, forcat speciale dhe ushtria serbe. Mund ta testojmë këtë: le të fillojmë me 25 automjete në një kolonë në të njëjtën rrugë si grupi i Milan Radoiçiqit dhe të shohim se sa larg do të shkonin. (Do të ishim arrestuar tashmë në Novi Pazar)”, ka shtuar më tej në njoftimin e tij.

Avokatit Stojkovic thotë se armët e konfiskuara janë nën kontrollin e Serbisë dhe se asnjë pajisje e tillë s’mund të kishte dalë nga fabrikat apo magazinat pa ndihmën e shërbimeve të sigurisë.

“Armët që janë konfiskuar janë armë ushtarake (mina kundërtank, granata për mortaja, sisteme raketore Pritiv-tek), prodhimi dhe shpërndarja e të cilave është NË KONTROLLIN MË TË RREPTË të Republikës së Serbisë. Asnjë pajisje e tillë nuk mund të kishte dalë nga magazinat dhe fabrikat serbe dhe të vinte në duart e atij grupi pa ndihmën dhe organizimin e njerëzve të lartë të shërbimeve të sigurisë serbe. Ashtu siç nuk mund të marr në dorë një raketë HIMARS apo një sistem Javelin pa miratimin dhe ndihmën e qeverisë amerikane. Të ndihmosh grupin e Milan Radoiçiçit me armë po ndihmon terrorizmin. Dhe pikërisht këtë kanë bërë zyrtarët më të lartë të NN të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Për këtë arsye janë përfshirë në kallëzim penal”, ka shkruar ai pa dhënë emra.

???? Povodom događaja na Kosovu PREDAO SAM DANAS KRIVIČNU PRIJAVU ZBOG TERORIZMA I POMAGANJA U TERORIZMU

Protiv:
- Milana Radoičića;
- najmanje 30 NN lica koja su delovala 24.9.2023. u Banjskoj, Kosovo;
- više NN lica iz vrha državnih službi bezbednosti Srbije (pomaganje u… https://t.co/tVbrrlkTxm pic.tëitter.com/U8h0m6DXAG

— Advokat Čedomir Stojković ???????????????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) October 4, 2023

 

Si ndodhi përplasja në veri të Kosovës
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?