I plagosuri dhe autori

Kronikë

Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, arrestohen 3 autorët (EMRAT)

20 Prill 2021, 23:28| Përditesimi: 21 Prill 2021, 17:32

  • Share

KAVAJË- Arratia e autorëve të plagosjes në zyrën elektorale të PD-së, ka zgjatur jo më shumë se 1 ditë. Report Tv mëson se në orët e vona të kësaj të marte kanë rënë në pranga  Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla.

Ato ndodhen në Komisariatin e Kavajës, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta dhe akuzohen si autor të plagosjes me armë të sekretarit të PD-së, Bledi Okshtuni. Autori  Ndricim Jonuzi Tahiri, ishte një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së djeshme. Referuar dëshmisë së autorit, por edhe vetë të plagosurit, ngjarja ka ndodhur për parkimin e makinës, ku fillimisht janë konfliktuar me armë dhe më pas Jonuzi ka nxjerrë armën duke e qëlluar dhe lënë të plagosur. 

Dëshmitë e tyre hodhën poshtë akuzat e forta të kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta se ngjarja ka prapavijë politike, madje duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar politizimin e kësaj ngjarje si skandaloze.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergys: 21/04/2021 07:15

    Duket si nuse ne mes dy policave siriani.Do i zere mjekra morra ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?