Sulmi me grusht/ Berisha: Do vijojmë revolucionin deri në mosbindje civile! E kam falur Shehun, kamikazin pa eksploziv! S’mund të jetë i sëmurë kur merr patentë e kredi

9 Dhjetor 2022, 12:36| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:23

  • Share

Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj Edi Ramës duke e cilësuar porositës të sulmit me grusht gjatë protestës së 6 dhjetorit. Si kundërpërgjigje, Berisha tha se do të vijojë revolucionin demokratik deri në mosbindje civile. Vetëm pak minuta pasi Gert Shehut iu komunikua në spital masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-kryeministri doli në një konferencë për mediat duke thënë se e ka falur agresorin, të cilit i referohet si kamikazi pa eksploziv.

Sa i përket dokumentit që vërteton se 31-vjeçari vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Berisha e përgënjeshtron duke thënë se ka rinovuar lejen e drejtimit para pak muajsh dhe ka marrë kredi në banka. Madje sipas Berishës, një arsye shumë e madhe që e lidh Gert Shehun me Edi Ramën është fakti që banon në një lagje me drejtuesin e AMP, Ardi Veliun. Ish kryeministri ka komentuar edhe mënyrën se si truprojat dhe mbështetësit e tij rrahën derisa e gjakosën agresorin duke thënë se do të ishte fatkeqësi në rast se do ta vrisnin.

“Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun. Por unë akuzoj direkt Edi Ramën si porositës të këtij skenari. Përpjekjen e menjëhershme për të shfajësuar kriminelin dhe përhapja e Ramës e variantit të të sëmurit dëshmon se Gerti Shehu në vend të një hetimi është në mbrojtje totale të Edi Ramës që ka porositur krimin e tij. E akuzoj Edi Ramën si porositës sepse për pacientin e Ramës nuk ekziston asnjë dokument që e vërteton se është i sëmurë i papërgjegjshëm.

Ekziston dokument që e shpall të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër. Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gert Shehun nga kriminel në të sëmurë psiqik? I sëmuri dhe klienti e gjitoni deri para pak muajsh i Ardi Veliut është aq i sëmurë sa deri pak muajsh ka rinovuar patentën, akt që nuk i lëshohet të sëmurëve. Klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut ka marrë dhe kredi në banka”, tha Berisha.

Teksa nuk ndalet në akuzat ndaj Ramës, ish kryeministri shprehet se kreu i qeverisë zgjodhi ta sulmonte pikërisht në ditën kur u mbajt samiti i BE-së në Tiranë pasi kishte synim të asgjësonte opozitën por sipas Berishës, nuk ia doli.

Referuar deklaratave të tij se nuk do të merrnin parasysh perimetrin e sigurisë, ish kryemnistri del me një tjetër version pasi nuk bënë asnjë veprim që të shkonin për të protestuar para kryeministrisë. Sipas tij, në asnjë moment nuk i doli situata nga kontrolli ndërsa thotë se nuk do të cënonin sigurinë e samitit.

Një koment e pati edhe për përfundimin e mandatit të ambasadores Yuri Kim duke thënë se edhe këtu ka gisht Edi Rama. Kësaj radhe, Berisha e cilëson si manipulim të Ramës largimin e Kim nga Tirana në misionin diplomatik në Korenë e Jugut si “flakje” të një limoni të shtrydhur.

Berisha edhe pse 'Non Grata' nga SHBA shprehet se nëse nuk do të kishte ‘respektin’ që ka për Amerikën, do ta kishte larguar me kohë kryediplomaten me protesta.

Ora 13:40
Berisha: Nëse protestuesit do i mernin shpirtin Gert Shehut, do ishte fatkeqësi! Kishte marrë para për aktin

 

Pas grushtit ndaj Sali Berishës, truprojat dhe mbështetësit në protestë iu kundërvunë agresorit derisa e gjakosën. Por ish-kryeministrit thotë se do ishte fatkeqësi nëse Gerti Shehut do t’i merrej shpirti aty nga protestuesit e revoltuar.

“Ai ishte një mjeran, do ishte fatkeqësi ti merrnin shpirtin aty, kishte marrë para për aktin. Nuk ishte ai, do ishte dikush tjetër. Dëshmoi Rama se është shteti me gjithë qëndrimet që mbajti. Nuk them kurrë që gjërat më dolën jashtë kontrollit, nuk më ndodh kurrë. Deklarova se siguria e Samiti përbën qëllim për ne.

Duhet të mbroja interesat qytetarëve, në asnjë lloj rrethane s’mund tu krijonim përshtypje se protesta përbën rrezik. Shqipëria nuk konsiderohet e sigurt, mirë se erdhën. I treguam me kë ishin ulur, ai tregoi veten. Nuk mund të përbënim shqetësim për ta. Për Ramën, nuk ua zgjidhim ne, por vetë. Ai futi në dorë udhëheqjen opozitës, dhe de facto e asgjësoi. Kjo mori fund, me rithemelimin e PD u krijua opozita, kjo e tmerron Ramën, zgjodhi atë moment në mënyrë më diabolike, që t’i jepte një goditje fatale opozitës.

Por llogaritë nuk i dolën, përkundrazi, ajo iu kthye në atë që meriton dhe do i kthehet, është një proces”, tha Berisha.

Ora 13:05
Përfundimi i mandatit të Yuri Kim, Berisha: E flaku si limon të shtrydhur Rama! Nëse s’do ishte nga SHBA do e kisha larguar me kohë me protesta

 

Me akuza të cilat shpesh jemi ndeshur në fjalimet e Berishës edhe sot, pas lajmit se Kim do të largohet nga mandati i saj në Shqipëri, ish kryeministri nuk u kursye me akuzat ndaj saj.

Edhe pse i pasigurt nëse i mbaron mandati, Berisha shprehet se edhe në mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka gisht kryeministri. Kësaj radhe, Berisha e cilëson si manipulim të Ramës largimin e Kim nga Tirana në misionin diplomatik në Korenë e Jugut si “flakje” të një limoni të shtrydhur.

Berisha edhe pse Non Grata nga SHBA shprehet se nëse nuk do të kishte ‘respektin’ që ka për Amerikën, do ta kishte larguar me kohë, kryediplomaten, por me protesta siç ai preferon t’i cilësojë, “paqësore”.

“Unë e lexova. E vërteta është se s’u habita, për deklaratën e Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por, në këtë rast dua të theksoj, se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve s’ka pasur ndonjëherë diplomate amerikane se t’i ketë dëmtuar më shumë marrëdhëniet me Amerikën sesa ajo. Sjellja e saj s’ka asnjë të përbashkët me vendet perëndimore.

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve se do hanë bar nëse sulmon Sali Berishën... kundërshtimi me çdo konventë ndërkombëtare, janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj vendin mik se mos të kishin qenë dy faktorë, ndjenja dhe admirimi im për SHBA, zonja në fjalë nuk do ishte toleruar kurrë. Me protesta paqësore do ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria. E lejoi veten si të ishte President, madje më lart, se Presidenti këtu s’mban asnjë fjalë. Ajo gjeti klikën e delikuenteve, të kapur nga droga si Rama dhe hoqi fijet e tyre, derisa më në fund tha se do emëronte dhe shefin e SKAPI-t të partisë.

S’besoj kurrë, se një diplomat mund të sillet në atë mënyrë. Bëri gjithçka për të dëmtuar imazhin e shkëlqyer të SHBA në këtë vend. Por, largimi i saj, mund t’i ketë mbaruar dhe mandati por fakti që Rama e lajmëron këtë është e paparë në 100 vite marrëdhënie me Amerikën.”- thotë Berisha.

Ora 12:58
Përgjigja e Berishës për goditjen me grusht: Do vijojmë me revolucionin demokratik që hyn në fazën e dytë! Do i shkurtojmë jetën kësaj kalbësire

 

Sali Berisha theksoi se përgjigja e tij për goditjen me grusht është revolucioni demokratik që hyn në fazën e dytë ndërsa ka vijuar me gjuhën e ashpër ndaj Edi Ramës që e cilëson 'kalbësirë'.

“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses deri tani dhe shpresoj që deri të dielën që vjen i balotazheve që kanë mbetur shënon kurorëzimin e një festivali lirie, natyrisht jo të përsosur, në PD dhe kanë nxjerrë këtë parti më të fortë. Kam mirënjohje ndaj organizatorëve, konkurrentëve, simpatizantëve e komisionerëve të PD. Sic votuan brenda partisë, të votojnë edhe shqiptarët. Ne duam të votojnë.

Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, tha Berisha.

Ora 12:49
Berisha: Pse zgjodhi samitin për sulmin ndaj meje? Rama mendonte se do t’i jepte goditje asgjësuese opozitës

 

Sali Berisha, i cili vijon akuzat ndaj Edi Ramës për sulmin me grusht thotë se zgjodhi ditën e samitit sepse mendonte se do t’i jepte goditje asgjësuese opozitës.

“Pse Edi Rama zgjodhi ditën e samitit për sulmin fizik ndaj Sali Berishës? E bëri nga urrejtja dhe vendosi të sulmojë kundërhstarin e tij i bindur që me këtë skenar do i jepnin opozitës goditjes asgjësuese. Mendoi se me këtë akt nuk do të ngjitej më në tribunë. Vetëm tipa të tillë përzgjidhen në misione dhe për qëllime të tilla. Në këtë përpjekje, policia zbulon veten duke i shërbyer Edi Ramës me një dokument jo vetëm jozyrtar por anti ligjor. Dokumente të kësaj natyre policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për agjentët e infiltruar të saj. Përpjekja e Ramës për të shuar cdo shpresë hetimi. Ata që duan ta paraqesin si person të shërbimeve të huaja nuk kanë asnjë fakt. Unë e di që edhe shërbimet e huaja bëjne veprime, por në këtë rast ishte tërësisht i porositur nga Rama. Mund të godasësh një njeri e të vrasësh por kauza nuk do të mbarojë. Opozita do t’i japë përgjigjen Edi Ramës”, tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 10/12/2022 09:08

    U habiske zotrote pse ai paska marre patente?!Po prej teje ne kemi mijera analfabete me nga tre diploma, gjenerale me 8 klase dhe juriste me kurse plazhi!

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2022 02:26

    Z.Berisha,si doktor qe jeni, e dini shume mire qe ne Shqiperi dhe ne gjithe boten, te paaftet menderisht jane te ndare me kategori dhe nuk futen te gjithe ne nje grup.Vetem rastet ekstreme nuk mund te perfitojne privilegjet e njerezve normale dhe keta percaktohen me komision e kartele.Eshte maskarellek dhe ligesi e qellimshme nga ana juaj te perdorni te dhenat personale te agresorit dhe te perpiqeni te manipuloni e te mashtroni mediat dhe sidomos militantet e fanatiket qe ju ndjekin qorrazi dhe besojne cdo gje qe del nga goja juaj.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/12/2022 17:30

    Sa interesant ky i rrjedhuri!!! Me cfar do e bej mosbindjen civile ky debil,me zenin e lirin se me sa shikojm po I shterrrojn perdit te shkretit. Po megjithate lereni ne terezin e vet. A e di ky zagar qe edhe te permbyset bota ky svjen me ne pushtet???????????????????? Megjithate i uroj suksese andej nga tufina.

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/12/2022 16:28

    O Birish SA te shikojme syzet more kodosh.paske shku kot per nje pale syze .plak karagjos.uroj qe te hash CDO dite nga nje grusht ose edhe gelbaze nuk eshte keq

    Përgjigju
  • Timi: 09/12/2022 15:00

    Ik o sali mashtruesi se vetem genjeshtra nxjerr nga goja ngjarja nuk ka nevoje per koment se njerzit e pane me figure si e lejoi bodigardi dhunuesin te kaloje

    Përgjigju
  • Ben1: 09/12/2022 14:55

    Ky vazhdon te jete i semure. O ju te familjes...mbaheni afer apo vizitoheni se po e merrni me qafe. Ky shef endrra naten dhe akoma nuk e ka kuptuar qe ka mabruar. Mos e merrni me qafe,mos e lini te dale,o ju te familjes.

    Përgjigju
  • Ou?: 09/12/2022 14:37

    Ti po qe do ja hash ate do bash

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 09/12/2022 14:32

    Shikoni hajdutin kriminel Saliun se çfar monstre është. Ky thot që e ka bër Edi Rama. Edi Ramës as po i bie në mënd që ekziston ky flliqësir me emrin Sali Bajga. Ky njeri i zi i kombit Shqiptar ska pik burrërie. Ky tha do vin 200.000 protestus nuk i erdhën as 500 veta. Po i erdhi spiuni Ilir Metaj e vërteta super hajdut. Sali Bajge do tëriqesh zvarr sa të jesh gjall mallkimet e popullit jan të forta. Enver Kriminel Hoxha u tërohq zvar i vdekur , kurse ti do tërihqesh zvar i gjall.

    Përgjigju
  • Meri: 09/12/2022 14:19

    Ky,BALOZ I ZI,e ka për ofendim që e ç'fytyrojë nji person me probleme mentore,dhe kërkon ti ver motiv pitikë.Ndjehet i mundur politikisht nga Rama,dhe leh...,se gjë tjetër nuk ben dot.Eshtë shpirt zi,e ka në ADN shpifjen,tradhëtin,dredhin,paturpsin .

    Përgjigju
  • petrit: 09/12/2022 14:11

    o sali po ty ta bejn te tut dhe ja fut fajin rames kot ai psikopat ti thua e ka fajin rama

    Përgjigju
  • klodi: 09/12/2022 13:52

    ishte rama me mask ahahhahaha

    Përgjigju
  • Denis: 09/12/2022 13:51

    Hajde o Sali se t gjithe e dime ca manjaku je ti per pushtet,vec dhune ke ne mendje

    Përgjigju
  • olsi: 09/12/2022 13:15

    ate sulm e ka paguar vet berisha qe ti bi ne qaf rames

    Përgjigju
  • Vasillaq: 09/12/2022 13:15

    Me qene njeriu,kaq shpifesh,mashtrrus,gënjeshtar,kriminel,hajdut,vetem ky eshte,ne shqiperi gjithcka merr me lek jo nje patent,ka mundesi se e ka organizua vete,nuk ka revolucion qe e rrezon Edi Ramen,vetem populli me vote,me mire shko ne shtepi e shijo edhe keto vite qe te kan mbete se u bane gazi i botes,ti do te mbahesh mend vetem si njeri qe shkatërrove shqiperine dhe pasurove familjen,qe i veshe disa nena me te zeza

    Përgjigju
  • Fredi: 09/12/2022 13:13

    Ca fal ky aman ,ky qe ka vrar gjysmen e njerzve se nuk i bindeshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?