Sulmi me grusht, Bumçi në ‘Kontrast’: Rama synonte reagimin emocional të opozitës ose goditje fatale për autorin! Nuk ia doli

12 Dhjetor 2022, 21:47| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 22:29

  • Share

TIRANË- Goditja me grusht e Sali Berishës, për Aldo Bumçin nga ‘Rithemelimi’ është tregues që kryeministri Edi Rama nuk ka kufijë. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Bumçi tha se me këtë sulm gjatë protestës që zhvillohej në të njëjtën ditë me samitin e BE-Ballkani Perëndimor, Rama kishte 2 qëllime të fshehura.

“Rama nuk njeh kufij, nuk është se një moment ndalon,por ai e përshkallëzon krizën. Kishte si synim 2 gjëra; kërkonte një reagim emocional të opozitës dhe mundësia që personi që goditi Berishën të goditej deri në fatalitet, por fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e Berishës që ndaloi incidentin. Të dyja ishin të mundshme, por Berisha e mori drejtimin e çështjes, dhe më pas që i foli njerëzve duke i qetësuar ato”, tha Bumçi.

Mes akuzave për Ramën, Bumçi tha se pavarësisht kësaj, opozita nuk trembet dhe do të futet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje, nuk diskutohet mospjesëmarrja. Do hyjmë në zgjedhje dhe përgatitja për zgjedhje do mbahet edhe me klimën e protestave. Ne do jemi aty. Nëse Rama bën shkelje tjetër në zgjedhje ai nuk do të qëndrojë më kryeministër”, u shpreh Bumçi.

Ai theksoi se me drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa pas në të gjitha hallkat e demokracisë.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 13/12/2022 05:15

    y plera Rama ja u ka fain ju ,ju z'din nga kini koken gjithe montime e trrillime jeni a po e harruat babalen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?