Pasojat e sulmit në Izrael

Sulmi në Izrael, Rama: Shqipëria e dënon ashpër! Begaj: Na keni në krah! Opozita: Terrorizëm

7 Tetor 2023, 14:14| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 15:59

  • Share

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare kanë dënuar ashpër sulmin që Rripi i gazës ndërmori mëngjesin e sotëm kundër Izraelit duke e sulmuar me mijëra raketa. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani thonë se vendi qëndron i vendosur kundër terrorizmit.

"Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin", shkruan Rama. 

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.

Presidenti Bajram Begaj thekson se Shqipëria do jetë krah Izraelit.

“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit”, shkruan Begaj.

Reagime ka patur edhe nga radhët e opozitës. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai i PL, Ilir Meta e quajnë një sulm terrorist dhe thonë se mendimet e shqiptarëve janë me familjarët e viktimave.

"I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve", shkruan Basha.

"Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.  Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit", shkruan Meta. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shprehur solidaritetin ambasadores së Izraelit në Tiranë, Galit Peleg gjatë një takimi. Ndërkohë, ministria e Jashtme thotë se deri më tani nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar. Për çdo rast, shqiptarët mund të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601

Ora 15:33
Sulmi masiv nga militantët e Hamasit, Balla takon ambasadoren e Izraelit: Lutjet tona shkojnë për të gjithë Izraelin

1696685812_3cae2ee317d445a597738e92eb03f7a8.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shprehur solidaritetin ambasadores së Izraelit në Tiranë, Galit Peleg pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës duke lëshuar mijëra raketa në Izrael.

"Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin", shprehet ministri Balla.

Ora 15:07
Nikolla dënon sulmin e grupit Hamas ndaj Izraelit: Shqipëria krah partnerëve për mbrojtjen e paqes

1696684168_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin e militantëve palestinezë në Rripin e Gazës të cilët lëshuan dhjetëra raketa në Izrael, duke vrarë të paktën 40 persona.

"Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira. Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael.  Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes”, shkruan Nikolla.

Ora 14:31
Begaj: Shqipëria krah Izraelit, dënoj sulmin terrorist

1696409744_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj, reagoi sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit. Begaj shkruan se dënon sulmet dhe se Shqipëria është krah Izraelit në këto momente të vështira.

“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, shkruan Begaj.

 

Ora 14:26
Sulmi me raketa në Izrael, Basha: I tronditur, mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmet me raketa drejt Izraelit. Basha thotë se mendimet dhe lutjet janë me familjarët e viktimave, ndërsa u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

"I tronditur thellë nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta", shkruan Basha. 

Ora 14:18
Meta: Dënoj sulmin terrorist në Izrael

1696234912_1695203651ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me raketa ndaj Izraelit. Meta thotë se mendimet e Shqipërisë janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit.

"Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.  Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve", shkruan Meta. 

Ora 10:01
Sulmi me raketa në Izrael, Ministria e Jashtme: Asnjë shqiptar i lënduar! Ja ku mund të kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë

1696663510_izrael.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ku sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 08/10/2023 07:19

    Mir ne jemi me izraelin Po vellezerit tane ne dardani dhe iliride me ke jane Cfar thot alpini

    Përgjigju
  • Çerçizi nga Gjirokastfa: 07/10/2023 15:47

    Po mirë more po palestinezët ajan popull dhe si jan në atë pjesë të globit këta fqinjë.A ka ndonjë mundësi për miqësi?.Ju lutem jeta është njëlloj si palestinezit dhe Izralitit.

    Përgjigju
  • Alb: 07/10/2023 14:51

    Izdraeli e di te paktet se me ke ashte ne lufte. Kurse ne shqiptare jena ne lufte tash 30 vjete me njeritjetrin.

    Përgjigju
  • Tani: 07/10/2023 14:10

    Me fuqishem se sulmin e serbise ndaj Kosoves besoj

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/10/2023 11:31

    Shqipëria e denon ashpër terrorin e Hamasist, por jo edhe të terrorizmit fashisht serborus kunder Kosovës….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?