Dy nga 4 fëmijët që u sulmuan dje me thikë në një park lojërash në Annecy të Francës, janë ende në gjendje kritike për jetën, ndërsa pamjet nga momentet e para pas sulmit ku duket agresori me thikë në dorë po bëjnë xhiron e rrjetit.
Autori i sulmit ishte një sirian 31-vjeçar sirian, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi dhe u arrestua në vendin e ngjarjes.
Pamjet tregojnë momentet kur autori vrapon nëpër park me thikë në dorë, përpara se të neutralizohej nga policia, ndërsa mes qytetarëve që ishin në park ka një panik të madh.
Menjëherë pas sulmit, autori u qëllua në këmbë dhe u arrestua nga policia.
Autoritetet thanë se nuk kishte asnjë provë për një lidhje me terrorizmin dhe asnjë tregues se cili ishte motivi i tij.
Burri nuk ka precedentë kriminale apo probleme psikike.
Fëmijët e plagosur janë një 22-muajsh nga Gjermania, një 3-vjeçar nga Britania dhe tjetri 2-vjeçar të cilët iu nënshtruan menjëherë operacioneve për shkak të plagëve të marra dhe vijojnë të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Schijnbaar vinden ze het niet leuk dat beelden van de messensteker in Annecy wordt verspreid.
— Richie1985 (@Richie19852) June 8, 2023
Oeps... pic.twitter.com/shq8sGDTQp
Mëngjesin pas sulmit të djeshëm, disa banorë të Annecy janë drejtuar në këndin e lojërave për të bërë nderimet dhe lutjet për fëmijët e plagosur.
Lule, qirinj, shënime dhe arusha pelushi janë lënë në anën e parkut ku u goditën me thikë katër fëmijët.
Ndërkohë që dy nga fëmijët po vijojnë luftën me vdekjen, qytetarët janë bashkuar në lutje për jetët e tyre.
Janë lënë të gjitha llojet e homazhe, duke përfshirë shënime të shkruara me dorë dhe arushë pelushi të lënë në një stol
Një grua duke qarë për fatin e vogëlushëve
Një nga shënimet e shkruara me dorë u uron fëmijëve të lënduar dashuri dhe guxim
Komente

zoti te denofte ne menyren me te keqe vend budallejsh bebet jane engjuj.
Përgjigju