Sulmi ndaj avokatit, Plator Nesturi: Sokol Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens

29 Maj, 19:00| Përditesimi: 29 Maj, 19:46

  • Share

Akuzat e Rithemelimit të Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

“Solidarizim dhe shërim të shpejtë. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me aspekte të tjera për shkak të detyrës. Gjithsesi këtë çështje duhet ta sqarojnë organet kompetente. Unë uroj që siç patën edhe një urgjencë më të madhe për ta hetuar, për të kapur autorët, ti shkohet deri në fund motiveve. Vëmendjen më të madhe e mori dhe fakti tjetër që kjo ngjarje që padyshim është e rëndë mori konotacione të tjera. U akuzua direkt kryetari i mazhorancës se është ai shkaktari, madje ai që i ka çuar këto banditë për të goditur zotin Mëngjesi.

E para ishte shumë e nxituar, e dyta ishte element shumë i panevojshëm që nuk ka pse të marrë shkas nga këto gjëra të tjera. Për më tepër nëse ne marrim parasysh se mëngjesi është avokat i njohur dhe nuk ndjek vetëm rastin e Berishës. Ai madje është avokat i Mërtirit dhe Zotos për inceneratorët. I bie të presim dhe një deklaratë nga zoto dhe Mërtiri se është goditur për hir të atyre. Por ka kundërshti në këtë mes sepse është vetë Rithemelimi që ka denoncuar inceneratorët dhe zoti Mëngjesi është edhe te zoti Berisha edhe te Klodian Zoto e Mërtiri. Pra kemi një non sens. Nëse i kapim ngushtë gjërat i bie që e bën jo vetëm qesharake gjithçka por realisht duhet të ketë një përgjegjësi në këtë mes”, shtoi ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Një ngjarje shumë të rëndë e ka cilësuar Shemsi Prençi, ish-drejtori i Emergjencave Civile sulmin ndaj avokatit, në mes të Tiranës. Alarmante sipas Prençit e bën dhe fakti se autorët e dhunojnë haptazi në një zonë mjaft të populluar.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë e ndodhur në afërsi të një institucioni arsimor dhe në pamje të parë të fotove që keni transmetuar shikohen prindër të fëmijëve që shkojnë dhe vijnë. Që do të thotë një grup i vogël prej katër personash dhunojnë një prind të mos e marrin që është avokat, një prind që sapo la vajzën në kopsht është ngjarje shumë e rëndë.

Pavarësisht motiveve asnjë s’ka të drejtë të dhunojë një prind në mënyrë barbare në afërsi të shkollës së fëmijëve apo qoftë dhe avokat. Nëse aludohet për çështje interesash pronash nuk e pranoj sepse përbërja e grupit nuk i përkiste një familje që mund të ketë interesa të tilla, por ishin tre mbiemra në grup. Duhet konsideruar një ngjarje shumë e rëndë. Jemi në vitin 2024, ne pretendojmë për një shtet ligjor dhe kur nuk është i sigurt një avokat në mes të Tiranës mendo se çfarë mund të bëhet rrugëve të Shqipërisë. Kur krimi del rrugëve policia e ka humbur fushën e betejës”.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?