Sulmi ndaj 'Charlie Hebdo', mbyllet gjyqi, 30 vjet burg për të dyshuarit kryesorë 

17 Dhjetor 2020, 10:27| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 10:34

  • Share

Ka përfunduar Gjyqi ndaj 14 personave të akuzuar për lidhje me sulmet ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” dhe një supermarketi hebre në Paris u mbyll të mërkurën me shumë persona të dënuar për akuza të lidhura me terrorizmin.

Hajat Bumedien, bashkëshortja e atentatorit Amedi Kulibali, u dënua me 30 vjet burg në mungesë, pasi mendohet se është arratisur në Siri dhe  ku pretendohet se është ende gjallë.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor, Ali Riza Polat, u shpall fajtor për “bashkëpunim në akte terroriste”.

Ai u dënua gjithashtu me 30 vjet burg, edhe pse prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm, për 6 nga të pandehurit, paneli i gjyqtarëve nuk i klasifikoi krimet e tyre si “terrorizëm” për shkak të mungesës së provave.

Pas dhwnies se vendimit reaguan avokatët dhe anëtarët e familjes  sw viktimave tw cilwt e panw si njw goditje ndaj kwtij shtrembwrimi tw fesw Islame, ose “fashizwn tw islamizmit” siç e quajnw disa.

Patrick Klugman, një avokat i të mbijetuarve nga sulmi në treg, tha se vendimi u dërgoi një mesazh simpatizantëve.

"Ne fajësojmë xhelatin, por në fund të fundit është më keq të jesh shërbëtori i tij," tha ai.

Sulmet ndodhën më 7 dhe 9 janar, duke lënë 17 persona të vdekur, përfshirë tre atentatorët dhe gjyqi ndaj tyre ka nisur prej javësh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?