Roland Bejko, kryetar i PD në Gjirokastër dhe një nga familjarët e të dënuarve

Politikë
Top 24

Sulmi ndaj gazetarëve nga familjarët e ‘Lazarati 2’, reagon kreu i PD Gjirokastër: Mediat bënin detyrën, duhet vetëpërmbajtje

20 Nëntor 2018, 15:53| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 16:23

  • Share

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar pas sulmit që familjarët e të dënuarve të grupit Lazarati 2, bënë ndaj gazetarëve ditën e sotme në Gjykatën për Krimet e Rënda. (Lexo këtu).

Bejko, kryesues i degës së PD në qytetin jugor, nga fshati Lazarat, iu bënë thirrje bashkëfshatarëve të tij, që të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, pasi sipas tij, duhet kurajo megjithëse vendimi i gjykatës për Bejkon është absdurd dhe i padrejtë.

Bejko thotë se nuk mund të sulmohen gazetarët të cilët janë duke kryer detyrën e tyre në ambientet e Gjykatës.

Reagimi i plotë i Roland Bejkos:

VENDIM I PADREJTË DHE ABSURD SIPAS PENALISTËVE, POR DUHET QETËSI, VETPËRMBAJTJE DHE KURAJO !

Vendimi pa asnjë provë i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Faktit të Krimeve të Rënda duke dhënë dënime ekstreme ndaj të ashtuquajturit "grup i Lazaratit" është dëshmia flagrante sesi drejtësia është kapur politikisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Vrasja e efektivit të Reneas të ndjerit Ibrahim Basha në hyrje të Lazaratit në vitin 2015 nuk mund të mbetej pa autor dhe ashtu si në rastin e bombës në Ambasadën Sovjetike duhej të sajohej me patjetër një grup armiqësor dhe si në atë kohë edhe tani bijtë e etërve në pushtet sajuan një grup "të strukturuar kriminal" duke mbledhur ca adoleshentë poshtë e përpjetë dhe duke ju dhënë atyre dënime kapitale.

Sipas penalistëve më të mirë që ka vendi, tëcilët e kanë studiuar dosjen kanë vënë re se ajo është një aktakuzë e formular keq, pa profesionalizëm, pa prova dhe qartësisht e hartuar nën presion politik.

E kuptojmë që gjyqtarët janë nën presionin e "vetingut" të Edi Ramës dhe nuk kanë b....ti dalin kundër urdhërit të tij politik, por në ndërgjegjen e tyre nëse e kanë një të tillë, ky dënim ekstrem dhe kapital për disa adoleshentë, ka për të qenë sigurisht një gropë e zezë. Turpi do ti shoqërojë përjetë!

Me këtë dënim ekstrem ata nuk dhanë drejtësi për viktimën e ndjerë, por sajuan dhe bënë viktima edhe disa të tjerë.

Pas këtij vendimi absud të gjykatës, revolta e familjarëve është legjitime. 
Por në këto raste duhet vetpërmbajte dhe kurajo. Nuk mund të sulmohen gazetarët që janë duke bërë punën e tyre.

Tani në mungesë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, familjarët dhe avokatët e çështjes duhet ti drejtohen sa më parë Gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.

Aty vendimet e gjykatës nuk i dikton dot as Edi Rama, as organizata e tij kriminale që drejton.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E Majta: 20/11/2018 18:20

    Ata qe vrasin polic nuk e kane vendin ne burg. Burgu eshte per burra.

    Përgjigju
  • Adi: 20/11/2018 17:31

    TI MORE BEJKO JE PER NE BURG PER VETE SE EDHE TI JE KONTIGJENT KRIMI ATA ZAGARET KETODENIME I KAN PAK KAN VRARE NJE EFEKTIV TE TRUPAVE SPECIALE DHE TI PLERE JU DEL NE MBROJTJE TE KALBEN NE BURG KUSH NGRE DOREN KUNDER SHTETIT ATJE E KA VENDIN OSE PLUMBIN NE KOKE PLERAVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?