Moment pas sulmit në Liban me bipera shpërthyes ndaj Hezbollah
Pas ngjarjeve të ndodhura dje (17 Shtator) në Liban dhe Siri, ku u aktivizuan me shpërthim të telekomanduar mijëra bipera (pagersa minicelularë) që përdoreshin nga anëtarët e Hezbollah, tensionet janë rritur ndjeshëm.
Numri i viktimave raportohet se ka shkuar në 12 dhe të plagosurve rreth 3 mijë. Por teksa Irani dhe Libani akuzojnë Izraelin dhe Mossadin si autor të këtij sulmi kibernetiko-hakerues, me pajisjet e pridhuara në Budapest të Hungarisë nga një kompani private, Tel Avivi ka nisur të reagojë në terren, pasi i trembet hakmarrjes.
Divizioni i 98-të i ushtrisë izraelite po lëviz nga Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, për në veri, si pjesë e tensioneve me Hezbollahun në Liban. Kjo lëvizje vjen gjithashtu edhe pas sulmit të djeshëm ndaj pagerëve të mijëra anëtarëve të grupit libanez.
Divizioni do të kalojë nga përgjegjësia e Komandës Jugore, në Komandën Veriore. Këtë e ka bërë të ditur televizioni publik “Kan”.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! Libani konfirmon 12 viktima dhe rreth 2800 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin
A.Q/ReportTv.al