Avokatja Brizida Gjikondi ka bërë një koment për sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj gazetës “Tema”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se Presidenti ka braktisur totalisht funksionet e tij dhe nuk është ndjerë asnjëherë për problemet e qytetarëve.
Sipas saj kjo klasë politike po lëkundet mes Burgut dhe Psikiatrisë. Gjikondi ka qenë pjesë e LSI-së në vitet 2005-2008.
“I shëmtuar sulmi i Presidentit te Republikës ndaj Gazetës Tema. Është detyrë e mediave të japin lajme e të sjellin stuhi, shprehej Ëilbur Storey.
Ka kohë që Presidenti ka braktisur totalisht funksionet e tij,. Tashmë fushata e tij zgjedhore është agresive, selektive dhe sidomos e pandershme. Kurrë nuk u ndje për problemet reale që ka shoqëria shqiptare, ska si të ndjehet.
Trishtueshëm sharlatanizmi është shndërruar në normalitet. Një politikë që gjeneron depresion dhe tragjikomedi nuk i duhet këtij populli të tej lodhur.
Sulmet idiote shpesh të ndërsjellta në nivelet më të larta të shtetit dhe politikës shqiptare kanë bërë që ajo që vdes më shumë të jetë shpresa. Kjo klasë politike lëkundet mes Burgut dhe Psikiatrisë dhe në pauzat ndërmjet shkarkon ferkalet e veta që më së shumti janë presion e pazar në shpirtat dhe jetët e shqiptarve.
Sulmi agresiv ndaj medias është i njohur sidomos në vënde ku sundon krimi i veshur me kollare, injoranca dhe sharlatanët”, shkruan Gjikondi.
Do bej se e ka per detyre.respekt rama..
PërgjigjuPo qe se ky burr, dhe djali i sali Berishes shkon ne burg, atehere lind shpresa. Ndryshe jeta ne shqiperi eshte terhiq e mos e keput. Jemi hajduta ne gjeneze
PërgjigjuDUCIA I SHQIPERISE, HAJDUTI I THESARIT TE SHTETIT, VRASES KRIMINEL......
Përgjigju