Sulmi ndaj policisë në Elbasan deklarata surprizë e shefit të antidrogës: Në makinë nuk ishte Suel Çela

18 Prill 2019, 16:15| Përditesimi: 18 Prill 2019, 17:20

  • Share

Shefi i narkotikëve në Policinë e Elbasanit, Ylli Bici i pranishëm në vitin 2017 kur u godit automjeti i zv.drejtorit Gjergji Oshafi tek tregu në Elbasan, deklaroi në gjykatë se shoferi i Audit që u fut me shpejtësi në treg nuk ishte as Suel Çela as vëllai i tij Mario.

“Njoh Suelin dhe vëllain e tij, po të ishin ata në makinë, do i kisha njohur. Nuk arritëm të futemi në treg pasi dera u mbull shpejt, ndërsa unë isha pa armë gjatë shërbimit dhe u kapëm të papërgatitur”, dëshmoi Bici.

Ky deklarim i tij u shoqërua me replika me prokurorin Behar Dibra i cili disa herë i kërkoi shpjegim përse asnjë nga policët nuk tentoi të futej në treg për aq kohë sa dera qëndroi e hapur.

Për të dëshmuar u thirrën edhe disa efektivë të tjerë policie që mohuan të kishin identifikuar Suel Celën atë mbrëmje dhe në të shumtën e pyetjeve të bëra nga prokuroria nuk mbanin mend detaje.

Në listën e personave të thirrur për deklarime nga prokurori Behar Dibra ra në sy mungesa e ish-numrit dy të policisë së Elbasanit Gjergji Oshafi.

Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Për përplasjen e automejtit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshin.

Në kërkim për policinë mbetet Suela Cela ndërsa Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan nga avokati Genci Gjokutaj.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë. 

Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj është djali i Petrit Celës pronarit të tregut Agro Ushqimorë në Elbasan ku ndodhi edhe përplasja me policinë.

Komento

Komente

  • Po: 19/04/2019 20:02

    Teknikisht ja fusni kut mor jaho, polici thot te verteten qe ka qene ne vendngjarie.... dilni ju dhe thoni qe polici Po genjen spse njeri shef filma me oktapodin tietrrit i ka ngelur sahati tek enver tietrri deshiron krikun.... nuk esht e nershme prandai gjini na i pun aty mos rrini kot njeri ben si prokuror tieteri si gjykats, nuk e rruan njeri k ne komentet e juaja organet ligjzbatuse do bejn punen e tyre sepse edhe policia duket bindshem qe ka hapur zjarr per nje aksident banal dhe qe u trrillua shum ne media

    Përgjigju
    • O kuqo: 19/04/2019 22:03

      Mer jaho mos e rruaj k fare keshtu vazhdo do e rruash ne boten tjeter

  • Nona: 19/04/2019 07:30

    Hajt mo, po e pranojme qe ai brenda 'nuk' ishte Sueli, por te na rresh qe dera u mbyll shume shpejt kur te gjithe e pame qe dera u mbyll aq avash sa brenda mund te futej e gjithe ushtria e natos, kjo nuk mban. Po ate tipin qe hap e mbyllte deren nuk e urdheronin dot apo dera ishte me mbyllje te programuar. Ky shef krimesh le ta beje burgun per Suelin meqe dashka per lenien dhe mos kapjen ne flagrance te autorit.

    Përgjigju
  • Fredi: 18/04/2019 19:59

    Vetëm Enver Hoxha i bêri elbasanllinjtë pula, pula dhe të zgjebura bashkë, vetëm ai i zgjebosi duke ua shkulur pendët. Të ngjallet Enveri!

    Përgjigju
    • Vlora: 19/04/2019 07:24

      Edhe bandat po nxitonin sado po i ndiqte policia se nuk kishte koh per mamin e fredit se nuk duronte dot mami fredit.

    • Edi: 18/04/2019 22:00

      Hahahahaha po mes veti bajn o fredi se mbas vijes verdh sjam mban bitha o fredi se te ngrijn ne krik cfare i mban pragu

  • Latif: 18/04/2019 18:59

    Paksa kap gjithe dvp Elbasan skleroza, semundje profesionale.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 18/04/2019 17:12

    Do jene kercenuar mejete prandaj paskan "harruar" detajet e ngjarjes. KRIMI ne Elabasan eshte bere si OKTAPODI

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 19/04/2019 17:12

      Si qenka e mundur qe paskan "harruar" dhe nuk "mbaj mend" se kush ishte ne makinen e blinduar AUDI A8 qe e morri golfin zvarre. Duket haptazi qe jane kercenuar dhe kane frike dhe kane harruar detajet e ngjarjes. Duhet shteti ti mbroje dhe ata pastaj flasin pa problem.

    • Berti: 19/04/2019 01:35

      Nuk e kane kercenuar me jete o Nure anglezi, thjesht i kane thene do te zhdukim megjithe familje hahaha ose e kane blere. Keta oficere policie nuk meritojne te mbajne uniforme, me mire te punojne roje dere tek tregu ku i goditi Sueli me audin e blinduar. Nese kane frike mos te zgjidhnin kete profesion, pavarsisht se kjo bande ka mbeshtetje te forte politike. Ne te gjithe boten ka polic heronj qe kane dhene jeten ne perplasje me banda te tilla sepse e kane dashur vendin e tyre dhe profesionin. Nuk kam degjuar dhe pare ne asnje vend te europes qe Oficeri i Policise te degradoje deri ne kete pike qe perballe gjykates te mohoje ate qe ka deshmuar me pare. Ne jemi Hick People dmth o anglez njerez te thjeshte, por ti dhe ajo qe perfaqeson jeni Llumi qe ju genjen mendja se me parate e droges do beheni te Fisem. Jo ore Nuredin Elbasani jo, Llum do mbeteni ju dhe pjellat tuaja me pas. Nuk merrem me emra as me Suelra as me Mariot dhe as me Sanxhaktaret, as me familjen tjeter kriminale Capja. Shumica e ketyre nuk do e arrijne moshen e pensionit. Me vjen keq qe ky vend nuk ka police dhe prokurore burra dhe atdhetare, por ka langaraqe si ky qe ben kete deshmi te rreme.

    • Nure: 18/04/2019 17:30

      Nese do ishte "kercenuar me jete" sic thua ti, atehere nuk kishte pse te zgjaste kjo ceshtje 30 vjet por ishte mbyllur qe muajt e pare. Eshte e logjikshme, ky Zoteria qe ka deshmuar sot ka then vertet ate qe ka pare,edhe nese nuk e ka then me perpara e ka bere nga presioni Gjergj "Kastriot" Oshafit qe shtiu drejt nje njeriu qe se pa fare kush ishte mund te ishte nje grua nje adoleshent apo ndoshta me femije ne makine. Aty nuk ishte postobllok aty ishte dera e nje biznesi privat, cila ishte arsyeja e ndalimit te makines? Keshtu qe Ton oktapodi mos dil ne konkluzione mendje shkurtrish por sensibilizoni policin te bej dhe te thot gjera te drejta mos mari njerzit ne qafe. KARMA WILL KILL YOU HICK PEOPLE

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?