Saimir Kodra, Pajtime Fetahu

Kronikë

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

26 Nëntor, 09:18| Përditesimi: 26 Nëntor, 10:46

  • Share

Nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu rezulton se është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje.

Një nga figurat e krimit i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit Kodra. Lidhja mes gjyqtares dhe bandës mundësohet nga vajza e saj, Megi Fetah, e cila shprehet se ‘mami u kënaq kur i thash se do të flasi me ju’.

Për të realizuar aktin kriminal, gjyqtarja ka angazhuar Endri dhe Klejdi Çopja.

Endri Çopja është një personazh i njohur në botën e krimit dhe pjesë e bandës së Suel Çelës. Çopja akuzohet për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në janar të vitit 2018, besohet për llogari të Behar Bajrit, pasi Kulla konsiderohej si lidhje e Licëve dhe kunat i Fatbardh Licit, i ekzekutuar. Endri Çopja ka qënë pjesë e ngjarjes së 18 Shtatorit 2017, në Elbasan ku një makinë e blinduar, nën drejtimin e dyshuar të Suel Çelës, goditi automjetin e nëndrejtorit të policisë lokale.

Pra, bëhet fjalë për një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, e angazhuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu për të goditur dhe mbase eliminuar fizikisht Saimir Kodrën.

Krimi nuk është realizuar pasi grupi kriminal nuk e kanë gjetur dot Saimir Kodrën. Dhe për këtë, grupi kriminal ka një shpjegim.

Një nga anëtarët e grupit, Marjus Lulaj, komunikon me gjyqtaren Fetahu, duke u shprehur se “Për çunin e vogël…nuk ka asnjë lidhje me djegien e makinave. Ai mund të ketë djegur shpin e familjarëve të Sajmirit të Stopit, kte se kam të sigurt hahaha. Në fakt atë e kan ba shokët e mir Endri me Kledin. Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jan marrë personalisht shokët e mi të ngushtë Endri me Kledin“.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu është e shqetësuar nga denoncimet e aferave të saj nga emisioni Stop. Ajo paralajmëron bandën se rrezikon të pezullohet nga detyra nga këto denoncime dhe në këtë mënyrë grupi mbetet pa mbështetjen e saj në gjykatë.

Sipas dosjes, në shënjestër të gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u hakmarrë ishte edhe avokati Arben Llogazi, të cilin gjyqtarja e shihte si rrezik të madhe si personin kyç që i jepte informacion gazetarit Saimir Kodra për aferat e saj.

Gjatë komunikimeve me Marjus Lulajn, pjesë e grupit të Suel Çelës, bashkë me Endri dhe Klejdi Çopja, Pajtime Fetahu thotë që të kenë parasysh edhe avokatin Arben Llangozi. Grupi kriminal i përgjigjet se avokat Llangozi do të përfundonë si avokati Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në mes të Elbasanit. Pra, krahas Saimir Kodra, në shenjestër të gjyqtares dhe grupit kriminal të Suel Çelës ishte edhe avokati Arben Llangozi. /prapaskena/

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2024 00:58

    Kesaj Pajtimes i duhet hequr komplet licensa per te punuar ne drejtesi.Vertet e perjashtoi Vetingu,por kjo s'duhet te lejohet me te punoje as si avokate,as si notere,asnje lloj pune qe ka te beje me drejtesi e dokumentacion juridik e ligjor.Pastruese stallash do te ishte puna ideale per te,me kusht qe t'i pastronte kur s'ka kafshe perreth, se rrezikon t'i trembe me ate surrat qe ka.

    Përgjigju
  • Per: 26/11/2024 14:51

    Sueli eshte shum shoke me behar bajrin e shkodres

    Përgjigju
  • Çobani: 26/11/2024 13:10

    Booo cfar fytyre kjo pajtimia, komplet djall

    Përgjigju
  • Scutari: 26/11/2024 12:28

    Me të gjitha këto që po dalin zbuluar rezulton se jemi më keq se Meksika!!

    Përgjigju
    • Partia: 26/11/2024 13:36

      Akoma jo, na duhen dhe 2 mandate.

  • Tuku: 26/11/2024 12:05

    Çfare mund te presesh nga nje turi i tille.

    Përgjigju
  • Drejtesia e Plepave: 26/11/2024 10:53

    E tmerrshme Kush ka dhene drejtesi per kte popull per mbi 30 vjet!!!!!

    Përgjigju
  • E DREJTA: 26/11/2024 10:39

    cfare llumi!...dhe kur mendon qe njerezit e drejtesise duhet te jene me te ndershmit.

    Përgjigju
  • Eri: 26/11/2024 09:40

    Marjus Lula qe komunikonte Pajtimja ka qene vete Suel Cela dhe jo anetar i bandes se tij.

    Përgjigju
    • Antoneta: 26/11/2024 11:01

      Nje gjobaxhi e qen me pak do ishte. I harroj ky kur dilte me tuaregun blu tek sky me 4 femra minorene e putheshe rrugeve te bllokut e na doli tani i kulluar e do rregulloj vendin. Ah medet balta kuqe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?