Marsida Xhaferllari dhe Sali Berisha

Sulmi ndaj Selisë së PD-së për fatin e Metës, Mediut dhe Shkëlzenit?! Një mesazh i koduar i Berishës dhe disa prapaskena të dhunës së orkestruar

8 Janar 2022, 16:48| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:39

  • Share

Për herë të parë, teksa kishte rrethuar selinë e Partisë Demokratike me grupin e tij të sulmit, Sali Berisha ka shprehur alarmin për humbjen e pakicës së tij bllokuese në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë për fatin e Ilir Metës, por ndoshta edhe të Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, ku është implikuar edhe Shkëlzen Berisha. Duke komentuar jo rastësisht një kërcënim të pretenduar për jetën e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, Berisha foli për herë të parë për ‘votën e zonjës Alibeaj’, duke iu referuar votës së anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Me epitetin ‘zonja Alibeaj’ Berisha aludon për një lidhje mes Enkelejd Alibeajt dhe Marsida Xhaferllari, ndonëse zyrtarisht si bashkëshorte e deputetit Alibeajt rezulton zonja Arjana Avdulla Alibeaj.

“Është thjesht një akt për të marrë peng zotin Alibeaj që të votojë ashtu si do Edi Rama, që zonja Alibeaj në Gjykatën Kushtetuese të votojë sipas oreksit të Edi Ramës”, tha Berisha.

Marsida Xhaferllari deri në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha u distancuar nga Sali Berisha, ka qenë një votë nën influencën e Berishës dhe Metës në Gjykatën Kushtetuese. Pas 9 shtatorit, vota e Marsida Xhaferllari mund të mos jetë më nën kontrollin e dyshes Berisha-Meta, pasi Alibeaj, për të cilin Berisha aludon për lidhje me Xhaferllarin, është rreshtuar në krah të Bashës dhe SHBA.

Marsida Xhaferllari ka qenë e besuar e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Xhaferllari ka qenë avokate e qeverisë së Berishës në çështje të rëndësishme, përfshirë edhe në mbrojtjen e marrëveshjes së detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese. Xhaferllari ka qenë gjithashtu bashkëpunëtore e dy ministrave të Berishës në ministrinë e Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe Eduart Halimit. Xhaferllari ka qenë bashkëpunëtore e Ilir Metës në ish-KLD, ku Meta ishte kryetar, ndërsa ajo kryeinspektore.

Në këto rrethana, Ilir Meta u investua duke e emëruar Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, në vet të Arta Vorpsit, pa Veting dhe e renditur jashtë treshes fituese në listë. Xhaferllari është votë vendimtare për bllokimin e vendimmarrjeve të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, nëse llogarisim pro Metës dhe Berishës është votën e Vitore Tushës dhe Sonila Bejtjas, gruas së analistit pranë PD-LSI Andi Bejtja.

Po pse Sali Berisha është i alarmuar për votën e Xhaferllarit në Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 18 janar 2018 shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës si President. Meta është sot aleati kryesor i Sali Berishën në betejën e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte Sali Berisha i cili në janar të vitit 2012 e shpëtoi Ilir Metën nga dënimit për korrupsion me një mesazh që u dha natën para vendimit anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 10 vite më vonë, Sali Berisha sheh pafuqinë e tij për ta shpëtuar Metën për herë të dytë.

Nga ana tjetër, disa ditë më parë, Gjykata e Lartë, konfirmoi si të ligjshëm vendimin e SPAK për të hapur dosjen e Gërdecit, duke marrë fillimisht nën hetim Fatmir Mediun, por pa u kufizuar për njerëzit që e urdhëruan që të bënte letrat për fabrikën e vdekjes. Një sërë faktesh, provash dhe rrethanash konfirmojnë se Fatmir Mediu ka vepruar për llogari të Sali dhe Shkëlzen Berishës. Mjaftojmë të kujtojmë vizitat e shpeshta të Shkëlzenit në zyrën e Mediut para dhe gjatë ngritjes së fabrikës së korrupsionit në Gërdec, si dhe komunikimet mes Shkëlzenit dhe Mediut menjëherë pas shpërthimit, me pasojë 27 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Një arrestim dhe shtrëngim i mundshëm i Fatmir Mediut kërcënon natyrshëm pozitat e Sali dhe Shkëlzen Berishës në raport me korrupsionin dhe krimin e pandëshkuar në Gërdec. Javët e fundit, Fatmir Mediu ka artikuluar disa mesazhe kërcënuese në adresë të Sali Berishës se mund të flasë për të vërtetën e Gërdecit nëse Berisha nuk e shpëton nga veprimi i drejtësisë siç e shpëtoi në 14 shtator 2009, kur Gjykata e Lartë, nën kontrollin e Berishës, mbylli dosjen e Mediut me procedurë.

Gjykata Kushtetuese është mundësia e fundit për Fatmir Mediun dhe Sali Berishën për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë që mbështet SPAK për hapjen e dosjes së Gërdecit. Siç duket, shumë interesa jetike politike të Sali Berishës lidhen me Gjykatën Kushtetuese. Sulmi i dhunshëm i Sali Berishës ndaj selisë së Partisë Demokratike më shumë se sa një sulm ndaj Lulzim Bashës, duket si një mesazh pikërisht ndaj drejtësisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SPAK pritet t’i kërkojë Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë garantuar Sali Berishën se nuk do të dalë kurrë nga lista e zezë për korrupsion madhor, shantazh dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Madje, ditët e fundit, ka disa sinjale se ndaj Sali Berishës dhe grupit të sulmit mund të ndërmerren edhe sanksione të tjera.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 09/01/2022 16:51

    Birisha asht perendi, ka me kall tan Shqipnin e nuk ka me hi ferr ne kembe.jeni tut tane ju para gjigandit qe nuk pjerdh Amerikwn.Ka me ju shkel ne kembe taneve.

    Përgjigju
  • labi: 08/01/2022 18:20

    Kur do ndodhe kjo? Ka rreth 30 vjete qe populli shqiptar pret nje qendrim te prere te drejtesise ndaj ketij krimineli.Ambasada e SHBA dhe departamenti i shtetit eshte me vonese ne qendrimin izolues e ndeshkues ndaj nje monstre te tille kriminale.

    Përgjigju
  • Beni: 08/01/2022 17:56

    Ate po pret dhe populli Shqipetar te vihen pas hekurave keta kriminele qe shkaterruan dhe vodhen kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?