Nikoll Lesi

Sulmi ndaj Top Channel, Nikoll Lesi: Unë e di mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti

27 Mars 2023, 12:30| Përditesimi: 27 Mars 2023, 12:33

  • Share

Botues i medias ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi ka reaguar mbi sulmin e rëndë të ndodhur ndaj Top Channel ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojën e godinës, 60-vjeçarin Pal Kola.

Ai kujton sulmin e bërë ndaj gazetës që ai drejtonte në vitin 1997 nga pushteti i Sali Berishës, duke thënë se e njeh shumë mirë çdo të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti.

“Ngjarja e rëndë ndaj Top Channel është një sulm ndaj medias dhe si i tillë duhet trajtuar e ndëshkuar nga organet ligjzbatuese. Duke ngushëlluar familjarët e punonjësit e sigurisë, që humbi jetën nga plumbat e krimit, duhet të them se duhet krejt komuniteti i gazetarëve ta dënojnë këtë akt ndaj medias dhe gazetarëve të Top Channel. Si një nga botuesit e vjetër të vendit e di mjaft mirë se çfarë do të thotë kur të sulmon krimi apo pushteti i lidhur me krimin, ndaj kërkohet solidaritet maksimal me gazetarët e Top Channel”, shkruan Nikoll Lesi në reagimin e tij.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bla: 27/03/2023 13:10

    O Nkoll ti e di mir ç'fare dote thot vendosja e tritolit & djegja qe ty ta beri Non Grata

    Përgjigju
    • Blablarak: 27/03/2023 20:22

      Dhe ne SHBA kan hedh Kullat ne 2001 Amerikaneve nuk ju ka ngel sahati ne 2001 te krahasojn Qeverisjen Biden me ate te Bushit-Obames-Klintonit. Gjyko kte sot! 2023

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?