Policia e shtetit ka bërë me dije se targat e mjetit të autorëve të sulmit ndaj Top Channel 'AA 456 HC' u vodhën në Tiranë në 31 dhjetor! Iu vodh një kosovari në 2020 në Tale të Lezhës
“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.
Lajmi kryesor:
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
K.T./ReportTv.al