Sulmi ndaj Ukrainës, Meta: E dënojmë Rusinë, shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare

24 Shkurt 2022, 19:33| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 19:54

  • Share

Presidenti Ilir Meta e cilësoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të pajustifikueshëm dhe një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Me këtë rast, edhe një herë, dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtet i pavarur dhe sovran. 

Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB, Marrëveshjes së Minskut, Memorandumit të Budapestit, dhe minon sigurinë dhe paqen në mbarë Europën. 


Lajmi kryesor:

Pushtimi i Ukrainës, Meta deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Sulmi rus minoi demokracinë! Shqipëria është në krah të NATO-s dhe BE në mbrojtje të vlerave të lirisë


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?