Deputetët serbë, të udhëhequr nga zëvendëskryetarja Snezhana Paunoviq, u larguan sot nga konferenca rajonale për Procesin e Berlinit, pas fjalimeve të delegacionit nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha në një postim në X, se gjatë kësaj konference ri-përsëritën rolin destabilizues të Serbisë në rajon dhe përgjegjësinë e saj për sulmin terrorist në Banjska.
“Ne do të këmbëngulim në adresimin e veprimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq në çdo rast. Kosova është e palëkundur në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura të Serbisë, si gjenocidi i Srebrenicës”, ka shkruar Deliu-Kodra, e cila në konferencë po merr së bashku me deputeten Time Kadrijaj./Kosovapress