Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sulmi në Banjskë! Albin Kurti: Serbia nuk po tregohet përgjegjëse! Ende s'është dorëzuar Radojçiçi

28 Gusht, 14:21| Përditesimi: 28 Gusht, 14:29

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ditën e sotme, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai, ka thënë se kanë kaluar 11 muaj nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por se Serbia ende nuk po tregohet përgjegjëse dhe nuk po e dorëzon tek autoritetet e Kosovës, Milan Radojçiqin.

“Para katër ditësh u mbushën plotë 11 muaj nga agresionin i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia ende nuk është mbajtë përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona kryekriminelin e saj Milan Radojiçiq. Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimet bilaterale me senatorë e kongresistët amerikanë në margjina të Konventës të Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënien para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës përgjegjës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • leon: 28/08/2024 14:43

    Ky krriç i Kosovës pret që Serbia ti thotë na fal se e bëmë pa dashje shoku Albin,gjej rrugët e komunikimit o plerë bë atë që të çliruan dhe ju dhanë lirinë sepse nëse ata heqin forcat paqe ruajtës për 24 orë serbët ju pushtojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?