Steve Bannon

Bota

Sulmi në Capitol Hill/ U akuzua për shpërfillje të Kongresit, aleat i vjetër i ish-presidentit Trump, Steve Bannon dorëzohet në FBI

15 Nëntor 2021, 16:22| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 16:24

  • Share

Steve Bannon, aleat i vjetër i ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, është paraqitur në zyrat e FBI-së në Uashington pasi u padit për shpërfillje të Kongresit për mosbashkëpunim me komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton sulmin në Capitol Hill më 6 janar.

Ai pritet të dalë sot në gjykatë, ndërsa akuzohet për refuzimin e paraqitjes për deponim dhe për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të fletëthirrjes së komisionit.

Nëse shpallet fajtor, Bannon rrezikon të përballet me një vit burg dhe një gjobë deri në 100,000 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Steve Bannon përballet me ligjin. Në muajin gusht të vitit të kaluar, ai u arrestua nën akuzat se së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij grabitën donatorët, duke u përpjekur të financonin një mur në kufirin jugor. Ish presidenti Trump më vonë e fali zotin Bannon në orët e fundit të presidencës së tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?