Sulmi në klubin e homoseksualëve në Oslo, publikohen pamjet! Momenti kur ekstremisti islamik qëllon me armë drejt turmës (VIDEO)

26 Qershor 2022, 17:33| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 17:38

  • Share

OSLO- Një sulm terrorist u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Oslo në një lokal homoseksualësh. Mediat e huaja kanë nxjerrë pamjet ku duket momenti kur ekstremisti islamik ka mbërritur në ambientet e lokalit dhe ka nxjerrë nga një çantë armën me të cilën ka qëlluar. Për pasojë, dy persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur

Për pasojë, një paradë e LGBTQI+ e planifikuar për këtë të shtunë në Oslo është anuluar.

Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur. Sulmi kundër komunitetit queer e trondit atë thellë, shkroi Scholz në Twitter. Mendimet e tij janë me të afërmit e familjarët. Scholz u uron të plagosurve shërim të shpejtë. "Populli norvegjez mund të jetë i sigurt për solidaritetin tonë. Lufta kundër terrorit na bashkon."

Ora 19:52
Të shtënat me armë në lokalin e homoseksualëve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe akte terroriste pas të shtënave në qendër të kryeqytetit të Norvegjisë, Oslo.

Për pasojë humbën jetën dy persona dhe 21 u plagosën në atë që policia e quajti një "akt të terrorizmit islamik". Të shtënat ndodhën brenda dhe pranë London Pub, lokal homoseksualësh, si dhe dy lokale të tjera nate.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?