Sulmi ne Moske

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

29 Mars, 16:39| Përditesimi: 29 Mars, 16:44

  • Share

Moske- Maskra me 144 të vrarë në Moskë, e marrë përsipër nga ISIS- K, sipas Ankarasë zyrtare nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e shërbimeve sekrete të huaja.

"Kjo nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e inteligjencës së ndonjë vendi. E vërteta është se ISIS nuk është në gjendje të kryejë një sulm të tillë vetë. Veprime të tilla kanë një sponsor," është deklarata e bërë nga Omer Çelik, zëdhënës i partisë qeverisëse turke AKP për mediat turke.

Ndërkohë në Taxhikistan janë arrestuar 9 persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, transmeton Anadolu.

Pretendohet se këta persona kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Mediat vendase raportuan se oficerët e policisë së Taxhikistanit morën në pyetje me homologët e tyre rusë të afërmit e 4 shtetasve taxhikë në vend, të cilët u kapën pas sulmit.

-Sulmi terrorist ndodhi mbrëmjen e 22 marsit 2024,në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë.

Në pamjet e ndara në mediat sociale, shihej se agresorët hapnin zjarr me armë automatike pa dallim ndaj të pranishmëve në sallë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?