Dritan Demiraj në 'Frontline'

Sulmi në Moskë, Europa në alarm, koloneli Dritan Demiraj në 'Frontline': Lufta e Tretë ka filluar

26 Mars, 19:47| Përditesimi: 27 Mars, 07:27

  • Share

Sulmet terroriste në Moskë kanë ngritur alarmin e kuq në Europë. Ish-ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj foli në lidhje Skype në ‘Frontline’ në Report Tv. Për Marsela Karapançon, Demiraj bëri një përshkrim të rasteve me sulme terroristë në Rusi dhe grupet që kanë qenë të përfshirë.

‘Është e disata herë se në rast do bënim analizë për sulme terroriste në Moskë duhet të ndanim në tre grupe: Çeçenët, çeçenë dhe shtetasit me orgijinë nga Dagestani në të cilët janë pjesë e tre batalioneve që lufotjnë në Ukrainë. Dhe së treti shtetasit me origjinë ruse që janë pjesë e grupeve terroriste IMO dhe ISIS-K.’

Më tej, koloneli tha se sulmi i fundit me 133 viktima është në vazhdën e urrejtjes që ka një pjesë myslimane e Rusisë ndaj Kremlinit.

‘Është në vazhdën e urrejtjes që ka një pjesë e grupeve myslimane ndaj lidershipit të Kremilinit. U forcua në ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Afganistan në ‘88-‘89 dhe më pas në luftën 95-96 me Çeçenët dhe ajo që i vuri kapakun shtypja e federatës ruse në Siri 2015-2018. 2 ministra mbrojtjeje të ISIS kanë qenë shtetas me origjinë ruse. Kemi një ndërlidhje të gjatë në kohë dhe hapësirë.’

Grupi që mori autorësinë e sulmit në ‘Crocus Hall’, ISIS-K është themeluar në vitin 2015 dhe ka disa baza operacionale në Azi.

‘ISIS-K një grup i fuqishëm i krijuar në 2015 në provinca të Afganistan. Bashkëpunonte me dy grupe mes Pakistanit dhe Afganistanit. Është operacional dhe ka numra të konsiderueshëm militantësh në provincën e Baluçistanit në Pakistan. Është operacional në Taxhikistan, Kirigistan. Inteligjenca amerikane është numri një në botë por një nga fatkeqësitë me pushtimin e Ukrainës ka ndodhur një problem për sigurinë botërore, ndërprerja e komunikimit, mes SHBA dhe Rusisë. Nuk ndahet më inteligjenca.’

Sipas Demirajt, shërbimet ruse dështuan në parandalimin e sulmit në Moskë dhe kjo edhe si pasojë e mos dëgjesës së Putin ndaj paralajmërimeve të inteligjencës amerikane.

‘Paralajmërimet që SHBA dha u vërtetuan dhe duket qartazi mendjemadhësia e diktatorëve, mendjemadhësia e Putin bëri të mundur një masakër të vërtetë. Një dështim spektakolar i agjencive ruse. U bë e mundur brenda një kohe rekord, pavarësisht se grupi u kap. Putini akuzat ndaj Ukrainës i ka për të mbështetur operacionin ushtarak, për të mbuluar dështimin e shërbimit të tij. Më e rëndësishmja për të vijuar mobilizimin e popullsisë ruse dhe për të mobilizuar 500 mijë ushtarak me distriktin ushtarak të Leningradit.’

Tashmë ky sulm ka ngritur alarmin e kuq në Europë dhe Londra e ka çuar nivelin e anti-terrorizmit në nivelin 5.

‘Asnjë nga vendet përfshirë SHBA, nuk janë imun ndaj terrorizmit. Duket qartazi se dy ditë më pas se edhe Londra e ka rritur nivelin e anti-terrorizmit në nivelin 5. Besoj se ky operacion dhe disa të tjera, dy struktura të tjera kishin planifikuar sulme në St. Peterburg ku aktivitete të tjera si koncertet janë mbyllur. Edhe SHBA dhe BE janë shumë përpara në raport me Federatën Ruse. Pas 24 shkurtit Rusia është shkëputur nga struktura e anti-terrorizmit. Ndërprerja dhe mos ndarja e informacioneve në kohë reale rrit rreziqet.’

Së fundmi, Demiraj shprehet se tashmë lufta e tretë ka filluar dhe fushë-beteja për momentin në Ukrainë, e për të vijuar më tej me blloqet që janë ndarë si pasojë e konfliktit në Gaza.

‘Mendoj në një formë apo tjetër lufta e tretë ka filluar. Territori i Ukrainës po shërben një luftë Proxy mes federatës ruse dhe 45 shteteve që e mbështesin. Po ndahen blloqet edhe në konfliktin mes Izraelit dhe Gazës. Ukraina ndodhet në një situatë të vështirë ushtarake, ekonomie, sigurie.’

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazetarua: 27/03/2024 07:58

    Dmth, kur terroristet vrasin shtetas te pafajshem rus, prape e ka fajin Putini? Pyetja eshte : kush i pagoi ata terriste?

    Përgjigju
    • hitman: 27/03/2024 09:43

      Po. Sepse ne vend qe te merrej me terroristet qe vete financoi, shkoi te pushtonte krimene e ukrahinen, e gjeorgjine, e cecenine etj etj. Edhe pse e lajmeruan qe mund te kete sulme terroriste ne rusi putini kishte fik telefonin. Ashtu si bin laden sulmoi ameriken qe vete e financoi, edhe isis-k sulmoi ruset qe vete e financuan. Rasti i Prigozhin duhet ta kishte ftilluar putanken.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?