Bota

Sulmi në Teksas/ 10-vjeçari mori certifikatë nderi pak orë para se të vritej! Nëna e tij: Atë buzëqeshje nuk do ta harrojë kurrë

25 Maj 2022, 13:36| Përditesimi: 25 Maj 2022, 13:42

  • Share

Xavier Lopez, 10-vjeç, është identifikuar si një nga viktimat e sulmit tragjik me armë në shkollën fillore “Robb” ku mbetën të vdekur 21 persona.

Lajmin e konfirmoi nëna e tij, Felicha Martinez për Washington Post.

"Ai ishte gazmor. Buzëqeshjen e tij nuk do ta harroj kurrë. Gjithmonë do të gëzonte këdo”, tha Martinez.

Vetëm pak ditë para përfundimit të vitit të fundit të shkollës fillore, Xavier po numëronte ditët derisa të kalonte zyrtarisht në shkollë të mesme.

"Ai me të vërtetë mezi priste të shkonte në shkollën e mesme," tha nëna e tij.

10-vjeçari mori Certifikatë Nderi pak orë para se shkolla e tij të sulmohej me armë nga 18-vjeçari Salvador Ramos.

Përqafimi i fundit që Martinez i dha djalit të sajë, do të ishte një përqafim lamtumire, gjë të cilën ajo kurrë nuk e imagjinonte të ndodhte.

Martinez me zemër të thyer thotë se ishte krenare për djalin e saj dhe se donte që ai të ecte përpara./CNN


Lajmi kryesor:

Teksas/ 21 të vdekur! Bilanci i ri tragjik nga sulmi me armë në shkollën fillore, 18-vjeçari qëlloi gjyshen e tij para se të vriste fëmijët


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?