Një nga sulmuesit, Turqi 23 tetor 2024

Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur

25 Tetor, 08:17| Përditesimi: 25 Tetor, 08:26

  • Share

Bastisjet turke me dron kanë vrarë të paktën 27 civilë në Siri në një përshkallëzim ushtarak 24 orësh. Lajmin e ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

"Forcat turke kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore dhe tokësore në Sirinë veriore dhe lindore që nga e enjtja", tha Observatori.

Më tej ai theksoi se kishte dokumentuar 45 sulme me dronë dhe katër sulme avionësh luftarakë që synonin infrastrukturën, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe stacionet e benzinës.

Turqia ka nisur sulme ajrore kundër militantëve kurdë në Irak dhe Siri, pas një sulmi terrorist në selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes (TUSAS),

Ngjarja ndodhi më 23 tetor 2024, 50 kilometra larg Ankarasë. Të paktën 5 pesë persona vdiqën dhe 22 të tjerë u plagosën. Lajmin e sulmit e njoftoi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya të cilin e konsideroi një sulm terrorist.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?