Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ndërmori një sulm ndaj Urës së Krimesë duke përdorur eksplozivë nënujore për të dëmtuar shtyllat mbështetëse të saj.
Në një video të publikuar në rrjet shihet momenti kur lënda eksploziv futet nën ujë për tu vendosur në bazën e urës për të kryer më pas shpërthimin. Sipas SBU-së, janë dashur muaj me radhë për të vendosur lëndën eksploziv në Urën e Krimes.
Pas shpërthimit, autoritetet ruse pezulluan përkohësisht trafikun mbi urë për rreth tre orë, por më pas njoftuan se ura ishte rihapur dhe funksiononte normalisht.
Ky sulm vjen në një kohë kur bisedimet për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë janë në ngërç, me kërkesa të papranueshme nga ana e Moskës, si dorëzimi i territoreve dhe kufizime në ushtrinë ukrainase.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Pas bazës ajrore të Rusisë, Ukraina godet edhe urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv! Momenti i shpërthimit
S.B/r.k./ReportTv.al
