Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në Kosovës në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Elezi tha se Serbia po bën përpjekje që ta adresojë fajin tek një person në mënyrë që të mos të mbajë vetë përgjegjësi si shtet.
Elezi nënvizoi se nuk mundet që kjo histori të mbyllet vetë më ndalimin e Radoiçiç, por duhet që të arrestohen dhe sulmuesit e tjerë. Për gazetarin, Nertil Agalliu, Elezi tha se duhet të kryhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me sulmin terrorist.
'Serbia po bën përpjekje ta adresojë fajin tek një person, që mos të mbajë përgjegjësinë si shtet. Referuar kësaj mendoj se Serbia kishte një takim në vilën e tij që ai të marrë përgjegjësi për sulmin. Nuk mund të mbyllet gjithë kjo histori vetëm me ndalimin e Radoiçiç. Ka edhe sulmues të tjerë që janë të lirë, Kosova duhet të ushtrojë presion të ndërkombëtarët që të ndalohen të tjerët. E dimë që është një rast kompleks por grumbullimi i forcave ndërkombëtare dhe lokale do të sjellë mjaftueshëm prova, në mënyrë që të kenë mundësi për një epilog të saj. Ky hetim të bëhet nga institucionet ndërkombëtare. Suksesi apo rezultatet e hetimit do të jenë më të mira nëse do të hetohen nga një trupë e pavarur. Duhet të kemi kërkesë të vazhdueshme që ky rast të hetohet nga strukturat ndërkombëtare. Jemi të detyruar që drejtësinë ta kërkojmë nga një strukturë e pavarur dhe në rastin konkret të jetë nga BE.’- tha Elezi.
Duke u ndalur tek prodhimi i armëve, Elezi tha se ato janë prodhim serb, por që Serbia ka futur në lojë njerëzit e saj në Bosnjë Hercegovinë, siç është Dodik, më synimin që armët t’ja faturojnë Bosnjës.
‘Armët janë prodhim serb, të njohura nga fabrikat e armatimeve të Serbisë. Kanë bërë një plan paraprake dhe me Dodik atje në Bosnjë, që në rast se do të ketë mundësi që të thonë se armët kanë ardhur nga Bosnja. Në rast se do të kemi mundësi që këtë armë të bien në dorë të autoriteteve, fatura t’ja kalojnë Bosnjës.’- u shpreh Elezi.
Sa i takon situatës, Elezi, u shpreh se Kosova vijon ende që të jetë e kërcënuar nga grupe terroriste serbe.
‘Kosova është e kërcënuar nga akte terroriste siç ishte ky i fundit. Shumica janë të lirë dhe mund të jenë kudo dhe të organizojnë një mision tjetër. Janë të kërcënuar nga këto raste. Mund të organizojnë sulme terroristë qoftë kundër institucioneve të Kosovës qoftë kundër grupeve paqeruajtëse. Mund të marrin edhe peng qytetarë, edhe serb që të të vrasin civilë në mënyrë që Serbia të ndërhyjë.’- tha Elezi.