Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme për shtyp, u pyet nëse kishte pasur vetëm mbështetje ushtarake apo edhe mbështetje në armatim. Ai u përgjigj duke thënë se nuk bëhej fjalë vetëm për mbështetje, por për planifikim dhe udhëheqje. Sveçla tha se ata kishin gjetur edhe 115 uniforma në kontigjentin e armëve të konsfiskuara, që do të thotë se grupi ka pasur më shumë se 90 ushtarë.
Ai tha se hartat ishin profesionale, ndërsa armët ishin të sofistikuara, duke shtuar se “nuk mundet një person me trajnim një javor apo dy javor të zotërojë përdorimin e këtyre armëve ka pasur profesionistë të ushtrisë nga ana e ushtrisë dhe të policisë që kanë qenë pjesë e aksionit në Kosovë”.
Si përfundim, Ministri i Brendshëm tha se hartat tregonin kanalin deri në Zveçan, të cilët e kanë përdorur këtë rrugë për shkak se rrugët nacionale kanë qenë të kontrolluara nga policia e Kosovës.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje, por për planifikim, udhëheqje. Hartat janë profesionale dhe armët të sofistikuara. Nuk mundet një person me trajnim një javor apo dy javor të zotërojë përdorimin e këtyre armëve ka pasur profesionistë të ushtrisë nga ana e ushtrisë dhe të policisë që kanë qenë pjesë e aksionit në Kosovë. Kanë dashur të hapin korridor përmes të cilës të vazhdonin furnizimet për pjesët tjetër të grupeve të tjera apo të grupeve që I kanë në Republikën e Kosovës. Përvec këtij grupi që kanë qenë të armatosur kemi gjetur dhe 115 uniforma në kontigjentin e armëve të konsfiskuara. Do të thotë që grupi ishte shumë më i madh se 90. Nga ana tjetër hartat tregojnë kanalin deri tek Zveçani, ata kanë shfrytëzuar këtë rrugë meqë rrugët nacionale kanë qenë të kontrolluara nga policia e Kosovës”, tha Sveçla.
Lajmi kryesor:
Sveçla nxjerr pamjet: Terroristët u trajnuan në baza serbe, u përgatitën në pronën e Radoiçiçit! Plani, të aneksonin veriun e Kosovës
S.S/ReportTv.al