Sulmi në Vjenë/ Rama: Zemër thyer, jemi krah Austrisë! Ruçi: Akt që tregon se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria

3 Nëntor 2020, 10:35| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 10:36

  • Share

TIRANË- Politika shqiptare është renditur krah asaj në Vjenë, pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku mbetën 4 të vdekur. Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin dhe ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave.

Edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dënuar këtë akt barbar siç e quan ai, sipas së cilit është një veprim që tregon se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria.

Ora 10:01
Ruçi për sulmin në Vjenë: E dënoj aktin! Barbaria goditi një pavion të qytetërimit

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh ku dënon aktin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Austrisë, që solli viktima dhe 15 të plagosur.

“Terroristët sulmuan mbrëmë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e civilizimit, Vienën. Cilatdo qofshin motivet e këtij sulmi terrorist, ato tregojnë se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, paqe e siguri vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta. Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable, dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që godasin e masakrojnë në emër të urrejtjes", shkruan Ruçi.

Ora 09:45
Rama për sulmin në Vjenë: Zemër-thyer! Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët

Pas ngjarjes së rëndë të sulmit terrorist në Vjenë Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke u shprehur se ndiehet zemerthyer dhe se lutjet shkojnë për viktimat dhe familjarët.

 "Zemër thyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë", shkruan Rama

Ora 07:44
Sulmi terrorist në Vjenë, reagon Basha: E dënoj aktin kundër jetëve të pafajshme! Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin austriak

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ka ndodhur dje në Vjenë, ku kanë mbetur të paktën 3 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Basha shkruan se e dënon këtë akt, ndërsa shton se Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.

"Unë dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake", shkruan Basha.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiptari i vertete: 04/11/2020 00:20

    VETEM TE ZEZA DO KEMI NGA KETA PALACOT E KOSOVES DHE TE MAQEDONISE,,,,KY ESHTE RASTI I DYTE KU SHTETAS TE KOSOVES DHE MAQEDONISE VRASIN AMERIKANE DHE EUROPIANE,,,,ME KETA PALACO SHQIPERIA NUK HYN KURRE NE EUROPE,,,,SHQIPERIA PO NJOLLOSET KOT SE KOTI NGA KETO PERZIERJE BALLKANIKE FARERASH....

    Përgjigju
  • Turi: 03/11/2020 10:52

    Barbaret goditen nazistet se dhe ata nuk jane me te mire nga keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?