Kronikë

Sulmi në xhami, xhaxhai i autorit për Report Tv: Ose e kanë bullizuar se është katolik, ose e ka bërë nga depresioni! Kishte kaluar dhe COVID (VIDEO)

19 Prill 2021, 18:34| Përditesimi: 19 Prill 2021, 19:14

  • Share

2 janë motivet e ngjarjes së rëndë në xhami, sipas xhaxhait të autorit. Në një intervistë për Report Tv, xhaxhai thotë se Rudolf Nikollaj, ose është bullizuar nga të tjerët në xhami për shkak se është katolik dhe e ka bërë për vetëmbrojtje, ose për shkak të depresionit.

“I ka rrit me dinjitet, me kulturë, në shkollë është munduar t’i çojë me varfëri, por nuk ka mësuar as me vjedh, as me sha, krejt opinoni i Klosit, ne jemi katolik nga Mirdita, por jemi rrit mes myslimane dhe katolike, depresioni atë e ka lënë. Ka kaluar edhe COVID-in. I ra COVID-i, ka marrë ilaçet, ka pasur problemet e veta dhe nuk i ka marrë ilaçet. E mora vesh nga TV, nuk e gëzojmë djersën e huaj, pale si i ka rënë depresioni, ndoshta e kanë bullizuar të rinjtë, i kanë thënë “je katolik” dhe e kanë bërë për vetëmbrojtje. Ne u kërkojmë falje familjes. Jemi katër vëllezër dhe në rregull jemi. Djalit desh i ka rënë të fikët kur ka marr vesh lajmin, se nuk e ka besuar. E ka bërë nga depresioni i lartë”, tha xhaxhai.

Ndërkohë, nusja e xhaxhait, thotë se ato janë rritur në një familje të mirë dhe se u kërkon falje familjarëve të të plagosurve.

“I ka rritur me halle, nuk janë ngatërruar me asnjë njeri, i ka rritur me hale, kunati im ka ikur në Greqi për t’i rritur me halle, vajzat i ka pasur më shkollë, e ka në Angli, nuk janë fëmijë problematik. E morëm vesh në TV lajmin. Ne u kërkojmë falje familjes se janë dhe me agjërim, nuk janë fëmijë problematik”, tha nusja e xhaxhait.


Lajmi kryesor:

Sulm me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës! Autori qëllon punonjësin e picerisë dhe 4 besimtarë, arrestohet për sulm terrorist! Familjarët: Është në depresion (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?