Kronikë

Sulmi në xhaminë 'Dine Hoxha', reagon Baba Mondi: Dënojmë aktin e turpshëm, drejtësia të vihet në vend

19 Prill 2021, 22:09| Përditesimi: 19 Prill 2021, 22:10

  • Share

1553258473_babamondi.jpg

'Akt i turpshëm dhe autorët duhet të vihet në vend' kështu e ka cilësuar Haxhi Dede Edmond Brahimaj sulmin me thikë të Rudolf Nikollajt ditën e sotme brenda xhamisë 'Dine Hoxha'.

Baba Mondi shkruan se ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.

 'Besimtarë të Islamit, ashtu sikundër të gjithë na ka tronditur ngjarja e ndodhur në Xhaminë Dine Hoxha, e dënojmë këtë akt të turpshëm, që cënon dhe fyen rëndësinë e objekteve të kultit të vëllezërve tanë myslimanë.

Ramazani, ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.

Uroj e shpresoj që drejtësia të vihet në vend për keqbërësin e shërim të shpejtë për besimtarët e devotshëm.

Zoti i Lartë na qoftë ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira! H. Dede Edmond Brahimaj! Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë & Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.'- theksohet në deklaratën e Baba Mondit.


Lajmi kryesor:

Sulm me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës! Autori qëllon punonjësin e picerisë dhe 4 besimtarë, arrestohet për sulm terrorist! Familjarët: Është në depresion (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?