Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, tha se qeveria që ai drejton i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit të gjitha informacionet që i ka në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ai tha se me gjithë dërgimin e dëshmive, Prokuroria e Shtetit shumë pak ka vepruar në këtë drejtim, ndonëse kanë kaluar pothuajse 3 muaj që kur ndodhi sulmi.
“Nuk ka informacion të qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin në Banjskë që nuk i është dhënë Prokurorisë së shtetit. Janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorit ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Ka panumër fakte, dëshmi materiale që janë mëse të mjaftueshme për ngritje të aktakuzave. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave paraushtarake. Ishte vit i sulmeve terroriste, kriminale paraushtrake, por ka shpërputhje shumë të madhe midis fakteve e dëshmive në njërën anë dhe aktakuzave në anën tjetër. Është numër minor i njerëzve që ndodhen prapa grilave. Ky hendek s’mund të mbushet nga qeveria, por nga prokuroria. Unë jam për të ndihmuar, ata për të punuar”, tha Kurti, teksa hodhi akuza se Prokuroria e Shtetit nuk po e kryen punën e vet.
Lajmi kryesor:
Kurti e Sveçla prezantojnë edhe një herë se ç’ndodhi në Banjskë: Radoiçiç po bën plane në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë
S.S/ReportTv.al